E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ronaldinjo do të rikthehet i madh"

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është i bindur se Ronaldinjo do të mund të gjejë shumë shpejt magjinë e tij, sepse është vërtet një lojtar i madh. Një gjë të tillë e ka deklaruar duke hyrë në një restorant në qendër të Milanos për të marrë pjesë në një darkë të shtruar nga presidenti i Interit, Masimo Morati. Laporta ka përgënjeshtruar që t‘i ketë këshilluar presidentit të Intertit, Moratit që të blinte talentin brazilian një vit më parë, duke nënvizuar se në ato momente bëhej fjalë për një shkëmbim opinionesh personale me numrin një të klubit zikaltër. "Flasim më të mirën për klubet tona. Ndodh që japim dhe këshilla, por jo për Ronaldinjon", ka theksuar presidenti i Barcelonës, e cila u ndesh dje në mbrëmje me Interin në "San Siro".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›