Pranga 3 të tjerëve për kontrabandën e cigareve

04/04/2005 Të arrestuarit janë, një punonjës i antikontrabadës, një oficer i kapitenerisë e një radist
DURRËS - Në mesnatën e së shtunës, policia ka arrestuar oficerin e kapitenerisë së portit Durrës, Admir Sulaj, inspektorin e antikontrabandës së detit në degën e doganës Durrës, Ngushëllim Hyzotaj, dhe radistin në kalatën zero, Elmaz Stroka. Për të ekzekutuar vendimet e prokurorisë së rrethit, policia ka aktivizuar shumë unifroma blu, dhe në ora 23.00, ka nisur operacionin për prangosjen e shtetasve të mësipërm, të cilët do të përballen krahas akuzës së bashkëpunimit në kontrabandën e 7188 kolive më cigare, edhe më atë të shpërdorimit të detyrës. Por, oficerë të kësaj policie të cilët merren më çështjen më të bujshme të kontrabandës së ndodhur, më e madhja që prej dhjetë
viteve, kanë arritur në konkluzionin se, krahas tre të arrestuarve të fundit në hetim, duhen përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët kanë qenë me shërbim në kohën që anija “Eni” ka shkarkuar mallin në kalatën e portit. Megjithëse burimet zyrtare kanë qenë shumë të rezervuar në deklarimet e tyre për shkallën e implikimit të tyre në kontrabandë, thuhet se ata kanë pasur dijeni për futjen në kalatë të anijes “Eni”, në mënyrë të papritur në port dhe në kundërshtim me rregullat. Sipas të dhënave paraprake jozyrtare, bëhet e ditur se radisti i kalatës zero Elmaz Stroka, i cili ka qenë me shërbim natën, kur dyshohet se anija ka futur në port mallin kontrabandë, ka njoftuar Flotën dhe policinë shumë kohë pasi anija kishte prekur kalatën, ndërkohë që detyrimi i tij ligjor kërkon që njoftimi të përcillet sapo anija të diktohet nga radari. Për të njëtën shkelje janë ndaluar edhe oficeri i kapitenerisë Admir Sulaj dhe inspektori i anitdrogës së detit Ngushëllim Hyzotaj, por që kanë detyrime të ndryshme për rastin. Pohimet thonë se kapiteni i anijes, Bilal Koçi, ka vënë në dijeni oficerin e shërbimit të kapitenerisë së portit për avarinë dhe faktin se duhej të futej në port në mënyrë të ngutshme. Koçi, i cili mësohet se ka lënë edhe procesverbalin për avarinë, sapo anija ka prekur kalatën, ka insistuar në kërkesën e tij, duke deklaruar se nuk mund të priste mëngjesin e 30 marsit pasi në anije ishte futur shumë ujë dhe rrezikonte ekuipazhin, ndërkohë që ai ka bërë të ditur se anija nuk kishte ngarkesë dhe se ishte detyruar të ndërpriste udhëtimin e nisur për në Izmir. Krahas tyre, në prangat e policisë ka rënë edhe inspektori i antikontrabandës detare Hyzotaj, që flitet se nuk ka ushtruar kontrollin e anijes me justifikimin se ishte deklaruar se anija nuk kishte ngarkesë.
Të arrestuarit
Admir Sulaj oficerin e kapitenerisë së portit Durrës
Ngushëllim Hyzotaj inspektor i antikontrabandës së detit
Elmaz Stroka radist në kalatën zero
Bilal Koçi, “burg pa afat” (kapiteni i anijes)
Gentian Koçi, “burg pa afat” (menaxher)
Petrit Cila, “burg pa afat” (oficeri i parë)
Ligor Todi, “burg pa afat” (marinar)
Hamdi Peza, “burg pa afat” (marinarë)
Gëzim Çyrbja, “burg për një muaj” (kuzhinier)
Adrian Gokaj, “burg për një muaj” (mekanik)
Shpallë në kërkim
Fatmir Zotaj pronar i anijes “Eni”
Policë dhe inspektorë të antikontrabandës në hetim
DURRËS - Pikërisht për të njëjta akuza, të bashkëpunimit në kryerjen e kontrabandës dhe të shpërdorimit të detyrës, është deklaruar se në dosjen e anijes “Eni” dhe pronarit të saj Fatmir Zotaj i shpallur në kërkim, do të hetohen edhe tre inspektorë të tjerë të Antikontrabandës detare dhe kapitenerisë si dhe katër uniforma blu. Burime zyrtare janë shprehur se inspektorët e antikontrabandës detare të degës së doganës Durrës, Shkëlqim Braçe e Gjergj Curri, do të duhet të japin shpjegime nëse e kanë
kontrolluar anijen “Eni” në ora 03.05 të datës 29 mars 2005. Në gjendje të lirë do të hetohet edhe inspektori i kapitenerisë Hajri Lala, por që policia nuk ka bërë të ditur pozicionin e tij dhe shkallën e përzierjes në rrjetin e kontrabandës se 3.5 milionë kolive të padeklaruara në doganë. Procedimi penal në gjendje të lirë, ka përfshirë edhe katër uniforma policie të komisariatit të policisë së Portit të Durrësit. Deri më tani hetimet nuk kanë mundur të zbulojnë se nga cila pikë e portit kanë dalë mjetet me 7 kontenierë në ora 03.05 të datës 29 mars 2005. Hetimet e bëra nga policia gjyqësore kanë kërkuar që në gjendje të lirë të ndiqen policët Fran Gega, Hysni Gjepali, Kujtim Beqaj dhe Alfred Çoba. Katër policët bëhet e ditur se kanë qenë më shërbim në kohën që malli ka lënë portin e Durrësit për t’u magazinuar në magazinën e Zotaj në Shkozet dhe se ata kanë lejuar daljen e cigareve kontrabandë pa fletë dalje. Kontrabanda e cila deri më tani ka lëshuar akuza për 18 persona, është realizuar sipas prokurorisë në saj të një bashkëpunimi të strukturuar dhe kjo ka qenë arsyeja që çështja i ka kaluar Gjykatës së Krimeve të Rënda. Megjithëse kanë kaluar pesë ditë nga koha e sekuestrimit të mallit, organet e policisë dhe ata të prokurorisë, nuk kanë pohuar origjinën e mallit, destinacionin e ndjekur nga anija “Eni” dhe as pronarin e mallit. Megjithatë, burime të sigurta nga drejtësia kanë theksuar se të gjithë personat e akuzuar, kanë pasur dijeni dhe shumë prej tyre janë përfshirë në organizimin e këtij trafiku. Policia nuk ka bërë të ditur edhe faktin nëse vazhdojnë hetimet e mëtejshme të policisë gjyqësore, për të nxjerrë në pah të tjerë emra të implikuar, ndërkohë që flitet se porositësi i mallit, nuk është përfshirë në emrat e të arrestuarve dhe të të hetuarve.I.H
Hetimi
Arrin në 18 numri i personave nën hetim
DURRËS – Shkon në 18 numri i personave të marrë në hetim për kontrabandën e ciagareve. Hetimet e policisë gjyqësore të Durrësit, kanë nxjerrë në pah se në kontrabandën e cigareve të sekuestruara me datë 30 mars 2005, janë përfshirë një numër më i madh personash nga sa është deklaruar deri më tani. Paralelisht me kohën kur njëri nga prokurorët e Durrësit mbronte akuzën para gjykatësit Fasli Çeka në ngarkim të ekuipazhit të anijes, pronarit të anijes dhe agjentit detar, në Gjykatën e Faktit, prokuroria ka lëshuar tre mandate për arrestim duke e çuar në njëmbedhjetë, numrin e të arrestuarve së bashku me të shpallurin në kërkim pronarin e anijes “Eni”, Fatmir Zotaj si dhe në shtatë numrin e personave që do të ndiqen fillimisht në gjendje të lirë.
Sasia e madhe e mallit të sekuestruar në 7 kontenierë në magazinat e Shkozetit, që arrijnë në 3.5 milionë paketa cigare të markave të ndryshme dhe të pa deklaruara në pikën doganore, ka shtyrë policinë gjyqësore të shtrijë hetimet jo vetëm në ekuipazhin e anijes, por edhe në kapitenerinë e portit, në sektorin e anitkontrabandës detare dhe në rradhët e policisë. Ditën e shtunë gjykata e Durrësit e cila ia kaloi çështjen Gjykatës së Krimeve të Rënda, ka lënë në “Burg pa afat” Gentian Goci, agjent detar i firmës, Bilal Koçi, kapiten i anijes, Petrit Çili, Ligor Todi e Hamdi Peza marinarë si dhe “arrest në burg për një muaj” mekanikun Adrian Gjokaj dhe kuzhinierin Gëzim Çyrbja. Por gjatë seancës së të shtunës, prokurori Turja ka deklaruar se numri i bashkëpunëtorëve në rrjetin e trafikut është më i madh, ndërkohë që organi i akuzës kishte lëshuar për ekzekutim tre fletarreste të tjera. Krimet e Rënda
Verifikim bisedave celulare të të arrestuarve
Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka tërhequr dje dosjen hetimore në ngarkim të të akuzuarve për kalimin kontrabandë të 3.5 milionë paketave me cigare të kapur më datë 30 mars. Ndërkaq, në bazë të informacioneve të mbledhura nga policia dhe prokuroria e Durrësit, pritet që të rritet numri i bashkëpunëtorëve në këtë linjë kontrabandë. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, thanë dje se do të verifkohen të gjitha aktet e dosjes hetimore dhe do të përcaktohet roli i personave të akuzuar në këtë rrjet të mirëorganizuar të kalimit ndërkombëtar të mallrave në rrugë ilegale. Burimet sqarojnë se do të verifikohen të gjitha tabulatet telefonike të të arrestuarve dhe të personave nën hetim. Gjithashtu, mësohet të kenë filluar përgjimet për ata persona të dyshuar si të implikuar në këtë rrjet dhe që kanë dijeni mbi ngjarjen. Burimet e organit të akuzës pohojnë se do të verifikohen të gjitha thirrjet telefonike që kanë kryer të arrestuarit dhe personat nën hetim që deri tani kapin shifrën e 18 vetave. Sipas prokurorisë, do të veçohen thirrjet më të shpeshta dhe do të identifkohen personat me të cilët të akuzuarit kanë biseduar në telefon gjatë harkut kohor që është mundësuar kalimi i kolive të cigareve kontrabandë. Pas identifikimit të këtyre personave të dytë, do të bëhet përjashtimi bazuar në dyshimet për implikimin apo jo të tyre në këtë rrjet. Burimet e prokurorisë përfundojnë se, dyshohet që ky grup i mirëorganizuar të ketë kaluar edhe herë të tjera më parë mallra kontrabandë.