Vjedh dokumentin e një dosjeje, pranga 66-vjeçarit
Vlorë- Ka shkëputur një fletë nga një dosje gjyqësore dhe kaq ka mjaftuar për t’i vënë prangat. Arrestimi në flagrancë është bërë ndaj 66-vjeçarit Muharrem Hitaj, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.
Shtetasi me shtetësi amerikane ka shkuar sot në gjykatën e Vlorës, ku ka kërkuar të studjojë një dosje. Kërkesa është pranuar, por në momentin që 66-vjeçari e ka kaluar atë nëpër duar, ka shkëputur prej saj një dokument dhe ka tentuar ta fshehë.
Kjo është parë nga sekretarja, që ishte caktuar ta mbikqyrte. Ajo ka lajmëruar menjëherë kancelarin e gjykatës Albert Pashaj dhe ky i fundit policinë e shtetit. Kaq ka mjaftuar që ndaj 66-vjeçarit të prihet masa e arrestit. Në ngarkim të tij rëndon vepra penale e zhdukjes dhe vjedhjes së dokumenteve, materialet për të cilën i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor të Vlorës.