Pranga 30-vjeçarit, u largua nga arresti
Shkelja e masës së arrestit në shtëpi i ka kushtuar një dënim prej 40 ditësh burg Ermal Cekës. Dje, sektori i operacioneve speciale në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, kanë vënë në pranga 30-vjeçarin me banim në fshatin Mënik të Ndroqit në rrethin e Tiranës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit, arrestimi i tij është bërë duke ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila e kishte dënuar Cekën me 40 ditë burg për veprën penale të "largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Uniformat blu e kanë kapur të dënuarin gjatë një operacioni tek "Ura e Beshirit" në daljen jugore të qytetit të Tiranës.
Ermal Ceka duket se nuk i ka marrë shumë seriozisht vendimet e gjykatës, për masën e sigurisë. Megjithëse ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë arrest në shtëpi, për një akuzë e cila nuk është bërë e ditur nga autoritete zyrtare, 30-vjeçari nuk e ka marrë shumë parasysh rrezikun në rast të shkeljes së kësaj mase. Në datë 27 gusht 2007, Ceka ka shkelur masën e sigurisë dhe ka dalë nga shtëpia. Sipas deklarimeve të tij, ai kishte shkuar për të ndihmuar vjehrrin të ruante bagëtinë. Largimi i tij nga banesa është konstatuar nga grupi i gatshëm i policisë, i cili kishte shkuar në shtëpinë e tij për të verifikuar zbatimin e masës së sigurisë. Edhe vetë Ceka e ka pranuar fajësinë në procesin gjyqësor dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Në përfundim të gjyqit, në datë 08.04.2008, ai ishte dënuar me 40 ditë burg, duke llogaritur edhe uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por megjithëse kishte pranuar fajin dhe kishte mësuar edhe dënimin e marrë, ai sërish nuk e ka përfillur vendimin e gjykatës. Në këtë mënyrë, policia është detyruar të vihet në lëvizje për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimit gjyqësor dhe vënien në pranga të 30-vjeçarit.