Vdes nga asfiksia roja i një hoteli në Shëngjin
LEZHË Një 43-vjeçar, babai i tre fëmijëve, është gjetur i vdekur në vendrojen e tij, ku punonte në një hotel në afërsi të Shëngjinit. Sipas hetimeve të policisë së Lezhës, “kanë qenë punëtorët e hotelit që kanë gjetur pa ndjenja në dhomën e rojes 43-vjeçarin Pashk Gjetaj, ku me njëherë e kanë nisur për në spitalin rajonal të Lezhës, por pa mundur ta dërgojnë të gjallë atë në spital. Sipas mjekëve të spitalit rajonal, Gjetja kishte vajtur i vdekur në spital dhe ka qenë e pamundur ndërhyrja e mjekëve për ta mbajtur në jetë atë. Ndërkohë që është njoftua menjëherë policia e Lezhës, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke kryer ekspertizën dhe marrë në pyetje punonjësit e hotelit ku ishte i punësuar si roje Pashk Gjetja. Sipas policisë, 43-vjeçari Gjetja ka qenë me punë roje në Hotelin INHERITOR në qytetin e Shëngjinit, i cili ndodhet në vendin e quajtur “Rana e hedhur” dhe nga informacionet e marra mendohet se vdekja t’i këtë ardhur si rezultat i asfiksisë gjatë ngrohjes me qymyr, në dhomën e rojes ku Pashk Gjetja qëndronte. Ndërkohë që mbyllja e derës dhe dritares ka bërë të pamundur të qarkullonte ajri e për pasojë 43-vjeçari ka gjetur vdekjen. Ndërsa policia ka nisur hetimet për vdekjen e Gjetjes, trupi pa jetë i Gjetjës është tërhequr nga morgu i spitalit të Lezhës nga ana e familjarëve të tij.