E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Ulpiana një lagje e pa mirëmbajtur

Sot ekipi i Aleancës për Prishtinën vizituan lagjen Ulpiana, me ç’rast u takuan me banorë të kësaj lagje. Sipas Besnik Tahirit, kandidatit të AAK-së për Prishtinë, Ulpiana është ndër lagjet me pakënaqësitë më të mëdha në Prishtinë.

“Gjatë kësaj vizite banorët e lagjes shprehen pakënaqësi të shumta lidhur me gjendjen në qytet në përgjithësi dhe në veçanti situatën e rëndë në lagjen Ulpiana. Problemet, me mirëmbajtjen e parqeve, parkingjet dhe uzurpimet e pronës publike si dhe mungesa e ujit ishin preokupimet kryesore të këtyre qytetarëve. Një problem tjetër që u shfaq ndërlidhej edhe me mirëmbajtjen e hyrjeve dhe ashensorëve nëpër ndërtesat e larta.

Për më shumë Aleanca për Prishtinë beson se duhet ritrajtuar qasja ndaj sigurisë publike, respektivisht sigurisë në lagje. Në këtë aspekt sigurimi i kushteve të sigurisë përmes mbikëqyrjes se njësitit policor të stacionit të Dardanisë duhet të jetë 24h në cdo lagje. Poashtu duhet të sigurohemi se në lagje kemi ndriçim të mjaftueshëm gjë që ju minimizon rrezikun për qytetarë”, thuhet në njoftimin e AAK-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›