E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vjedhja e 200 mijë eurove

Po dje, policia e kryeqytetit ka
dokumentuar edhe një vjedhje
me anë të mashtrimit në shumë të
madhe eurosh. Në këtë kuadër,
specialistët e seksionit kundër krimit
ekonomiko-financiar bënë të mundur
ekzekutimin e urdhrit të prokurorisë
për Ardian Skënderin. Nga të dhënat
e dosjes hetimore, me vendim të
datës 30 dhjetor 2008 të Gjykatës së
Rrethit Tiranë, është caktuar masa e
sigurisë "arrest në burg", për shtetasin
Ardian Demir Skënderi, 40 vjeç, lindur
në Shkodër dhe banues në Elbasan,
i proceduar më parë për vjedhje me
anë të mashtrimit. Ngritja e akuzës
për këtë person u krye pasi ndaj tij
është deponuar një kallëzim nga një
firmë private, ku personi i mësipërm
dyshohet se e ka mashtruar, duke
përvetësuar shumën e parave prej
200 mijë eurosh. Për Skënderin ka
filluar procedimi penal për veprat
penale të vjedhjes me anë të
"mashtrimit" dhe të "falsifikimit të
dokumenteve". Aktualisht, policia
theksoi se ky person ndodhet tashmë
i arrestuar për konsumimin e një tjetër
vepre penale, duke vuajtur dënimin
në Burgun e Peqinit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›