Pranga 50-vjeçarit shqiptar, akuzohet se përdhunoi vajzat e tij duke detyruar të birin të shikojë

Nikea, 30 Maj 2010 NOA Një emigrant shqiptar në moshën 50 vjeç është arrestuar nga policia greke në lagjen Glifadha të Athinës, pasi akuzohet se ka përdhunuar për gjashtë vjet me radhë dy vajzat e tij të mitura dhe për të mos mjaftuar kjo, ka detyruar dhe djalin e tij dhjetë vjeçar që të shohë skenat perverse. I dyshuari me inicialet F.Z, 50 vjeç, nën akuzat për përdhunim dhe incest, ishte shpallur në kërkim në vitin 2008. Ai akuzohet se nga viti 2002 deri më 2008, kishte përdhunuar rregullisht dy vajzat e tij të mitura duke detyruar dhe djalin e mitur, sot 10 vjeç, që të shohë skenat shokuese të incestit dhe abuzimit seksual.
I dyshuari është dërguar në gjykatën e Pireut për njohje me masën e sigurisë. Para togave të zeza, i dyshuari ka mohuar akuzat duke këmbëngulur se asgjë prej atyre që thuheshin në denoncimet, nuk kishte ndodhur.
Denoncimi shokues ishte dhënë rreth dy vjet më parë për policinë e Nikeas nga dy vajzat e të dyshuarit. Pas hetimeve që u kryen nga sektori i luftës ndaj krimeve seksuale, u shpall kërkimi për 50-vjeçarin, raporton korrespondenti i agjencisë NOA, i cili citon burime zyrtare të Policisë së Greqisë.
I dyshuari, një emigrant nga Shqipëria me leje të rregullt qëndrimi, prej afro dhjetë vjetësh jetonte familjarisht me gruan, djalin dhe dy vajzat e tyre në zonën e Nikeas të Pireut.
Ai është denoncuar nga dy vajzat e tij aktualisht njëra 15 dhe tjetra 16 vjeçe, se për gjashtë vjet, 2002-2008, ishin abuzuar seksualisht që të dyja nga babai i tyre 50 vjeçar.
Policia tha se po tregohet e kujdesshme me këtë denoncim të dy vajzave dhe pasi ka arrestuar 50-vjeçarin, po thellon hetimet duke marrë në pyetje jo vetëm të dyshuarin dhe dy vajzat por edhe familjarë, të afërm, miq dhe fqinjë të tyre, si dhe duke i shtrirë hetimet në vendbanimin e të miturave.
Raportohet se një prej vajzave, ajo 16-vjeçare, kishte mbetur shtatzënë, dyshohet nga abuzimi seksual i të atit dhe solli në jetë vitin e kaluar, fëmijën, që besohet të mjetë krijesë e një përdhunimi dhe incesti.
n.s/r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")