Banka Botërore dënon 6 firma për mashtrim me ofertat

03/04/2005 Përjashtohen nga projektet e BB deri në 2010, kishin dhënë oferta fiktive
Tentativa për të mashtruar me ofertat në një tender për kanalizimet, ka bërë që BB-ja të marrë masa të rrepta dhe të përjashtojë të gjitha firmat pjesëmarrëse nga aktivitetet e saj prokuruese. Ky është rasti i parë ku BB-ja vendos sanksione të rrepta kundër firmave shqiptare dhe dënon në mënyrë të hapur korrupsionin dhe mashtrimin nëpërmjet tenderave. Banka Botërore lajmëroi për përjashtimin e pesë individëve dhe 6 firmave për bashkëpunim në praktikat e ofertave që kanë patur në lidhje me projektin e financuar nga Banka Botërore për rehabilitimin e sektorit të ujësjellësave në Shqipëri. "Këto firma dhe individë do të jenë të padëshirueshëm për të marrë pjesë në çdo lloj projekti të financuar nga Banka Botërore, për periudhat e përjashtimit me të cilat janë dënuar dhe që variojnë deri në pesë vjet", ka bërë të ditur në një deklaratë pë shtyp Banka Botërore. Sipas kësaj deklarate, kompanitë e përjashtuara dhe drejtuesit e tyre respektivë u dënuan për një mungesë serioze në bashkëpunim me BB-në dhe rregullat për prokurimet që ka kjo bankë. "Kompanitë e gjetura për bashkëpunim kanë pranuar me njëri-tjetrin të nënshkruajnë oferta me përmbajtje artificiale dhe jo konkurruese mbi çmimet", ka arritur në konkluzionin e vet Komiteti i Sanksioneve. "Kjo marrëveshje u mbajt e fshehtë, me qëllim që të garantonte suksesin e firmës ‘Pacani’ SHPK, e cila dha ofertën e vet për riparimin dhe mirëmbajtjen e kanalizimeve kryesore në Durrës, për llogari të Ministrisë së Punëve Sociale", ka deklaruar Banka Botërore. Në deklaratën e Bankës Botërore sqarohej se një prej drejtuesve të firmave ka marrë një letër të hapur kritike në lidhje me ngjarjen. "Firmat dhe individët në listë kanë marrë masën e përjashtimit nisur nga Guida e Prokurimeve dhe Rregulores, dhe koha e përjashtimit të tyre nga të gjitha projektet e BB-së varion nga 3 mars 2005, deri në 3 mars 2010", bëhet e ditur në deklaratë. Lidhur me këtë ngjarje, përfaqësuesi i përhershëm i Bankës Botërore në Shqipëri, Nadir Mohamed, ka deklaruar se dënimet janë forma më e mirë me të cilën BB-ja mbron projektet e saj nga praktikat e pandershme dhe mashtrimet. "Veprimet e kompanive dhe drejtuesve të tyre ishin të ideuara për të përjashtuar praktikat konkurruesve, duke stabilizuar vlera oferte në nivele të larta në mënyrë artificiale", ka deklaruar Nadir Mohamed. Drejtori i BB-së ka deklaruar se dënimet janë në përputhje të plotë me rregulloren, por të gjitha firmat do të kenë të drejtën të kundërshtojnë dënimet që u janë dhënë. "Sanksionet e marra kundër këtyre kompanive, tregojnë qartësinë tonë për të shpëtuar praktikat e prokurimeve për projektet që banka financon dhe të sigurojmë shqiptarët për beneficet që vijnë prej këtyre programeve", ka deklaruar Nadir Mohamed.
Investigimi i Bankës Botërore është bërë nga Departamenti i Integritetit brenda kësaj banke, e cila u përfshi në një analizë të dokumenteve dhe intervistave me shumë dëshmitarë në Shqipëri. "Komiteti i sanksioneve i BB-së lëshoi një lajmërim për përjashtim të këtyre firmave dhe individëve të përfshirë në praktikat mashtruese mbi projektin", sqaron BB-ja në deklaratën për shtyp. Ndërkaq, BB-ja sqaron se objektivat e projektit ishin të rehabilitonte sistemin e kanalizimeve nisur nga emergjenca për ujë e qyteteve të Durrësit, Fierit, Lezhës dhe Sarandës. Në mënyrë specifike, projekti synonte të përmirësonte cilësinë dhe sasinë e ujit nëpërmjet instalimit të pajisjeve dhe tubacioneve si dhe pikave lidhëse të sistemit të shpërndarjes së ujit.
Lista e firmave të përjashtuara dhe koha e dënimit
Pacani shpk President Pjetër Pacani, Tiranë 5 vjet
Varaku shpk President Shpëtim Varaku, Durrës 2 vjet
INA shpk President Ferdinant Çaushi, Tiranë 2 vjet
Adriatik 1 shpk Durrës 1 vit
Mandi 1 shpk President Dalip Kuqi, Mamurras 1 vit
Projekt 2000 shpk Presidnet Ilirjan Loka, Tiranë 1 vit
Letër e hapur kritike
Ardian Mustafaraj President i Adriatik 1