E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga Qemal Demës për armë pa lej



TIRANE - Arrestohet me armë pa leje Qemal Dema, 45- vjeçari i cili u akuzua para 10- vjetësh për rrëmbimin e vajzës së dëshmitares së vrasjes së Azem Hajdarit. Për këtë vepër ai doli i pafajshëm nga Gjykata e Apelit dhe u lirua nga qelia, ndërsa ditën e dielë ra sërish në prangat e policisë së kryeqytetit, i akuzuar për "armëmbajtje pa leje". Policia pohoi dje zyrtarisht se ai ra në prangat e efektivëve të komisariatit numër dy të Tiranës, për shkak se në mjetin e tij tip "Benz", me targa BC042NN, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pistoletë tip "Makarov" me 7 fishekë, të cilën e posedonte pa leje. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprës penale "armëmbajtjes pa leje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›