E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i riu i liruar me kusht nga gjykata



TIRANE - Policia e Tiranës vuri dje në pranga adoleshentin Sabah Meshi, i dënuar me 7 muaj e tri ditë burg nga Gjykata e Apelit e kryeqytetit, për "vjedhje me dhunë në bashkëpunim". Në fakt, këtë dënim ai e kishte lënë pa kryer pasi ishte liruar nga gjykata me kusht, por gjatë kohës së kushtit dyshohet se ai ka kryer një tjetër vepër penale, ndaj është dërguar në qeli për të vuajtur edhe këtë dënim. Ngjarja për të cilën është gjetur fajtor adoleshenti ka ndodhur mbrëmjen e 21 prillit 2008, kur të riut F.Peposhi, që merrej me tregti cigaresh në Kamëz, i kanë dalë te ura e Laknasit Sabah Meshi dhe Jetmir Hasa. Këta i kanë rrëmbyer lekët e xhiros, rreth 45 mijë lekë të reja dhe kur i ka njohur e kanë qëlluar me levë në kokë. Të nesërmen ai ka denoncuar në polici, ndërsa pas arrestimit janë dënuar të dy të rinjtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›