Ekspertët e huaj: Shqipëria larg qëllimit të bëhet një "superfuqi energjetike"
Kjo verë ishte një stinë e mirë për sa i përket projekteve të energjisë elektrike në Shqipëri. Disa prej tyre kanë filluar punën për ndërtim ku të parët janë tre hidrocentralet mbi lumin Devoll, që do të kenë një kapacitet prej 320 megavat (MË), si dhe një HEC tjetër mbi lumin Drin me kapacitet 48-MË. Megjithatë, kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se një tjetër HEC i fuqishëm duhet të ngrihet për të zgjidhur nevojat e vendit për furnizim me energji në këtë gjendje të tmerrshme që ka bota për energji. Aktualisht firma austriake “EVN” po punon në ndërtimin e HEC-it të Ashtës në Shqipërinë e veriut, i cili do të ketë një kapacitet të instaluar prej 48 MË dhe investimi do të arrijë në 160 milion euro. Në 4 gusht, mediat raportuan se midis ekspertëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi, të mbledhur në qytetin verior të Shkodrës, është diskutuar për ndikimet në mjedis nga zbatimi i projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës i cili pritet që të bëhet operativ në vitin 2012. Në qershor, “EVN” dhe kompania “Statkraft” nga Norvegjia, filluar ndërtimin e tre HEC-eve mbi lumin Devoll, me një kapacitet të kombinuar prej 320 MË, nga ku pritet të japin rreth 1000 GË/h energji. Kjo do të bëjë që në Shqipëri të rritet prodhimi i energjisë me rreth 20 për qind.
Furnizimi me energji
Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka hasur vështirësi në rritje në furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e saj. Mungesa e burimeve parësore të energjisë, të kufizua vetëm në kapacitetet prodhuese dhe ndërlidhëse, në varësi të plotë vetëm me prodhimin e burimeve hidrike, janë disa nga sfidat e vendit, thonë ekspertët. Një nga problemet kryesore që ka sot Shqipëria në sektorin e energjisë, është rritja e konsumit të rymës nga konsumatorët familjarë. Kjo ka çuar edhe në nivele të larta të defekteve teknike, si dhe të humbjeve në rrjet. Në Shqipëri, konsumi i energjisë elektrike për frymë është afërsisht 2 MË/h, shumë më i ulët se mesatarja evropiane. Megjithatë, analistët presin që konsumi i energjisë elektrike të rritet me 5 për qind çdo vit. Në vende të tjera evropiane, konsumi i energjisë elektrike rritet afërsisht nga 2-3 për qind në vit.
Kërkesa për energji
Kërkesa për energji elektrike është shumë më e lartë se sa prodhimi i brendshëm, që do të thotë se Shqipëria është një nga importuesit më të mëdhenj të këtij malli në rajon. Në vitin 2007, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare importoi më shumë se 50 për qind të sasisë së energjisë që duhej për konsum. Kjo u bë edhe për të mbajtur në sasi optimale nivelin e ujit në rezervuarët e HEC-eve kryesorë të vendit për të përmirësuar situatën për vitin 2008. Por edhe atë vit (2008) përsëri KESH-i u detyrua që të importojë 40 për qind të sasisë që duhej për konsum. Për vitin 2009, situata është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme dhe importet e energjisë këtë vit pritet të jenë deri në 11 për qind të nevojës për konsum. Për të kapërcyer këtë situatë, qeveria ka qenë e shtyrë nga BE dhe të tjerë organizma që të ndërmarrë një sërë reformash, të tilla si rritja e tarifave të energjisë për të mbuluar koston, liberalizimin e tregut dhe ndarje të KESH-it në kompani të integruara. Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) tani janë duke e ndarë nga KESH-i. E para që u shkëput ishte OSSH-ja e cila u privatizua në 76 për qind të aksioneve të saj nga kompania ceke e energjisë “CEZ”, e cila fitoi tenderin për vlerën 102 milionë euro.
Projektet
Për vitin 2009, Shqipëria sigurojë rreth 4.3 miliardë euro si investime në tre projekte të të mëdha energjetike. I pari ishte në janar, me një shumë prej 1miliard eurosh për nënshkrimin e marrëveshjes me grupin italian “Marseglia” për ndërtimin e një impianti që depo të prodhonte 140 MË energji bimore nga produktet e lëngshme bimore të biomasës dhe dy impiante eolike (me erë) me kapacitet 234 MË energji. Projekti i dytë u nënshkrua në mars, me një vlerë prej 2 miliardë eurosh me kompaninë më të madhe italiane “ENEL” për ndërtimin e në TEC-i me qymyr me kapacitet prodhues prej rreth 1300 MË, i cili do të furnizojë me energji elektrike të dy tregjet, atë shqiptar dhe atë italian. Marrëveshja gjithashtu përfshin ndërtimin e një bankine për shkarkimin e anijeve të qymyr-gurit, ndërtimin e një linje të transmetimit ajror 400-kV për të lidhur tregun shqiptar, si dhe ndërtimin e një linje nënujore në detin Adriatik 500 kV për t’u lidhur me tregun dhe rrjetin italian. Në maj u nënshkrua dhe marrëveshja e tretë me një vlerë prej 1.25 miliard euro mes kompanive “Enpower” (shqiptare) dhe asaj italiane “Moncada” për ndërtimin e një parku eolitik (energji ere). Projekti synon të ndërtojë një kompleks me turbina ere me kapacitet 500- MË, dhe një linjë të transmetimit të energjisë për të lidhur Shqipërinë me Italinë me kapacitet 400-kV. Ndërkohë përveç këtyre projekteve që duket se kanë marrë rrugë është dhe një plan me vlerë 5.3 miliard dollarë i cili u bë i ditur në muajin prill nga Shqipëria dhe Kroacia. Këto dy vende do të ndërtonin së bashku një central bërthamor mbi liqenin e Shkodrës, me kapacitet 1500-MË afër kufirit me Malin e Zi, i cili është duke e kundërshtuar këtë propozim. Ndërkohë qeveria italiane është gjithashtu e interesuar në ndërtojë centrale bërthamore në "vendet fqinje". Kryeministri italian Silvio Berluskoni dhe Kryeministri shqiptar Berisha kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se vendi (Shqipëria), "është e gatshme për të pritur një central bërthamor, në mënyrë që vendi të bëhet një superfuqi energjie në rajon".
7 Gusht 2009