E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga, bastisi një dyqan bizhuterish

Arrestimi

Zbulohet vjedhja e një dyqani bizhuterish në Tiranë dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Shërbimet e Komisariatit Nr. 3 kanë vënë në pranga Vitri Përzhitën, i cili akuzohet se pesë ditë më parë ka bastisur një dyqan në rrugën “Shyqyri Bërxolli”, që ndodhet mes rrugës “Myslym Shyri” dhe Rrugës së Kavajës. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se për veprën penale të vjedhjes, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 u ndalua me iniciativë Vitri Kamber Perzhita, 30 vjeç, banues në Tiranë. Sipas dosjes në ngarkim të tij, më datë 20 të këtij muaji, pikërisht rreth orës 04.00 të mëngjesit, në rrugën “Shyqyri Bërxolli”, dyshohet se ka vjedhur dyqanin në pronësi të një shtetaseje, ku ka marrë rreth 1 kg bizhuteri sermi dhe rreth 50 ora. Burimet policore thanë se ai nuk e ka pranuar akuzën dhe nuk i janë gjetur prova materiale, por ka prova të tjera që vërtetojnë autorësinë e tij, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të vjedhjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›