E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi “Skënderbej”, MPPTT kryen matje për asfaltim

TIRANE-Ministri e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT) ka nisur sot paradite nga punimet në sheshin “Skënderbej”. Specialistë të kësaj ministrie jane pare sot paradite ne qender te sheshit teksa po kryejnë matje për asflatimin e tij. Keto levizje ndodhin dy ditë pasi qeveria paralajmëroi se nuk do të presë Bashkinë të rikonstruktojë sheshin në qëndër të Tiranës, porse mund të nisë vetë nga asflatimet.
Sheshi “Skënderbej” është kthyer këto ditë në një konflikt të hapur mes pushtetit qëndror dhe atij vendor. Pak ditë pasi Kryetari I Bashkisë Edi Rama njoftoi se do të nisë së shpejti nga puna për sheshin “Skënderbej”, porse qeveria nuk po bën shpronësimet, kryeministri Sali berisha ka reaguar se deklaratat e Ramës janë një turp. Kreu i qeverisë është angazhuar ta asfaltojë sheshin pa pritur më ndërhyrjet e Bashkisë. Porse Bashkia nga ana tjetër e kundërshton këtë nisme të qeverisë pasi sic shprehen burime nga ky institucion, për sheshin ekziston një projekt që i ka dhe financimet, por has në pengesa nga qeveria.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›