E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarri shkaktërron plotësisht një banesë

Flakët e zjarrit dogjën plotësisht në orët e para të ditës së sotme një banesë në fshatin Boriçi i Vogël, rreth 20 km nga Kopliku, ku fatmirësisht nuk kishte të lënduar.

Zjarri shkaktoi dëme materiale të shumta në banesë, ndërsa bëhet e ditur se të gjitha pajisjet brenda shtëpisë janë djegur, ndërsa ka rënë edhe çatia.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit dhe shuarjen e tij, por asgjë nuk ka shpëtuar brenda shtëpisë pa u djegur. Ndërkaq mësohet se shtëpia e djegur ishte marrë me qira. Policia tha se shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të panjohura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›