E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjehet i vdekur pas tre muajsh i "zhdukuri"

Durrës – Familja e kishte denoncuar zhdukjen e 27-vjeçarit nga shtëpia tre muaj më parë, por vetëm para disa orësh është mundur të gjehet trupi i tij, duke zgjidhur edhe misterin e “humbjes” së Alket Ballës.

Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se ata e kishin shpallur në kërkim, pas denoncimit të kryer nga prindërit dhe trupi i 27-vjeçarit është gjetur i dekompozuar pranë një kabine elektrike në stacionin elektrik të Xhafzotajt.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ende nuk janë nxjerrë përfundimet e para lidhur me shkaqet e vdekjes së 27-vjeçarit, nëse bëhet fjalë për diçka aksidentale apo për vrasje. Ndërkaq bëhet e ditur se në kohën e denoncimit prindërit kishin thënë se djali kishte dalë si gjithmonë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›