E Diel, 1 Nëntor 2026

MotoGP Formula 1, rikthehen kampionët

Në provat zyrtare kryesoi, por më pas në garë ka zhgënjyer plotësisht me një vend të 13-të. Dhe jo vetëm ai, por edhe shoku i tij i skuadrës.

Bëhet fjalë për dy pilotët e Ferrarit Felipe Masën dhe Kimi Raikonenin. I pari, që ndërsa furnizohej, tërhoqi nga pas tubin e benzinës dhe u penalizua, ndërsa i dyti as nuk mundi ta përfundonte garën, pasi u përplas me një mur.

E ndërkaq, spanjolli i Renosë i rikthehet kryesimit në mënyrë spektakolare, pasi u nis i 15-ti. Ndërkaq Hemilton me 7 pikë më shumë se Masa e kalon MekLarenin në vendin e parë në klasifikimin për konstruktorë.

Ndërsa italiani Valentino Rosi shpallet për herë të gjashtë kampion bote në MotoGP, ndërsa i çon në tetë numrin e kupave botërore të fituara në pistat e motorëve. Rosi mori çmimin pas një fitore drithëruese në Japoni, të dielën.

Rosi kishte që në 2005-n që nuk fitonte çmimin botëror. Duke ngarë Jamahan, italiani arriti të fitonte pastër ndaj kampionit të mëparshëm Keisi Stoner, duke e mundur me përafërsisht dy sekonda diferencë.

Spanjolli Dani Pedroza doli i treti, ndërsa bashkëkombasi i tij Horge Lorenco, i cili u nis në krye, i katërti.

Por e gjithë vëmendja ishte përqendruar tek Rosi, i cili po kërkonte fitoren e tij të tetë të sezonit. “Është e vështirë të bësh një krahasim mes titujve”, tha Rosi pas fitores. “Ky çmim është i bukur, sepse luftuam për të. Kam fituar shumë tituj gjatë karrierës sime, po ndoshta ky ishte ai që kërkoi më shumë mund”.

Në 2006-n kampionati u fitua nga amerikani Niki Haiden, ndërsa në 2007-n dominoi Stoner. Pa u zhvilluar ende tre garat e fundit të sezonit, Rosi ka mbledhur 312 pikë, 92 më shumë se Stoneri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›