E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy adoleshentëve, përdhunuan 14-vjeçaren në Shijak

Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë përdhunuar një 1- vjeçare. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në Shijak dhe në prangat e uniformave blu kanë rënë 15-vjeçari A. Domi dhe 18-vjeçari E Simoqi. Sipas burimeve të policisë, ata kishin arritur ta mashtronin të miturën duke e gënjyer atë dhe më pas e kanë mbajtur peng në qytet, ku dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht. Kanë qenë familjarët ata që kanë denoncuar ngjarjen në polici. Më pas agjentët kanë arrestuar dy adoleshentët, të cilët janë shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës. Dy adoleshentët kishin njohje me të miturën 14-vjeçare. Ata me anë të mashtrimit kanë arritur të gënjejnë të miturën, e cila banonte në fshatin Goxhas të Shijakut. Ata kanë bindur vajzën që të vinte në qytet dhe më pas e kanë rrëmbyer atë. 14-vjeçarja është çuar në një shtëpi në qytet, ku është mbajtur peng nga dy adoleshentët, të cilët sipas policisë, dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me të. E mitura është e lënë e lirë pas dy orësh nga dy rrëmbyesit, 15 dhe 18 vjeç. Ajo menjëherë është nisur për në shtëpi, ku ka treguar për ngjarjen e rëndë tek familjarët e saj. Të afërmit e vajzës janë drejtuar për në komisariatin e qytetit, ku kanë bërë menjëherë denoncimin në polici. Nën praninë e një psikologu është marrë edhe dëshmia e së miturës, e cila ka qenë e tronditur nga kjo ngjarje. Sipas dëshmive, dy adoleshentët A. Domi, 15 vjeç dhe E. Simoni, 18 vjeç, kanë gënjyer 14-vjeçaren, duke e bindur atë të udhëtonte me ta në Shijak. Më pas ata e kanë rrëmbyer, ku kanë abuzuar për rreth dy orë. Nisur nga kjo, policia nisi menjëherë aksionin për arrestimin e tyre. Ata akuzohen për përdhunim ndaj të miturve. Në ditët në vazhdim, ata do të dalin përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit në lidhje me këtë vepër penale të kryer.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›