shkurte kronike
Tiranë
Vetëvritet në banesë 65-vjeçari, jetonte i vetëm
Një 65-vjeçar është vetëvrarë paraditen e djeshme në Tiranë në banesën e tij, në afërsi te shkollës “Sami Frashëri“. Viktima quhet Behar Sevdari dhe sipas burimeve policore, 65-vjeçari u vetëvra me një armë tip pistolete. Prej kohësh 65-vjeçari jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se shkaku i vetëvrasjes mund të ketë qenë një moment i rëndë depresioni. Policia, e cila shkoi menjëherë në vendngjarje, sekuestroi armën dhe po heton lidhur me arsyet që e çuan të moshuarin t’i jepte fund jetës.
Vlorë
Bllokohen 170 kg kanabis, në kërkim autorët
Gjenden dhe sekuestrohen 170 kg kanabis sativa në një banesë në lagjen “Çole” në Vlorë, policia vihet në kërkim të zotëruesit të lëndës narkotike. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare policore, të cilat pohojnë faktin, por nuk japin më tepër detaje rreth pronarit të sasisë së drogës, e cila ishte e destinuar për në shtetin fqinj. Droga u gjet në një apartament në katin e pestë të një pallati në lagjen “Çole” të Vlorës. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë mesditën e djeshme, policia ka gjetur më shumë se 170 kg hashash në gjendje të presuar. Poseduesit e sasisë në fjalë nuk janë gjetur në vendngjarje, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të tyre. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Vlorës, banorë të pallatit, që lajmëruan policinë, janë shprehur se banesa ishte marrë me qera nga disa persona, emrat e të cilëve ua kanë dhënë efektivëve të policisë. “Lënda narkotike e presuar dhe e vendosur në pako, u zbulua në katin e pestë të një pallati të ri, pranë rrugës "Transballkanike", në një apartament, pronari i të cilit nuk konfirmohet ende”, thanë burime zyrtare policore, ndërkohë që shtuan se janë shoqëruar dy shtetas, të cilët po merren në pyetje lidhur me këtë sasi droge. Sipas burimeve, mësohet se droga e kishte origjinën nga Lazarati dhe do trafikohej drejt brigjeve italiane.
Tiranë
Tërhoqi zvarrë tre shtetas me makinë, në kërkim Prenga
Një shtetas është vënë në kërkim nga policia e kryeqytetit, pasi tërhoqi zvarrë dhe plagosi një shtetas, pas një konflikti mes tyre për arsye banale. Sipas burimeve zyrtare policore, specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, janë lajmëruar dy ditë më parë se në Spitalin Ushtarak është dërguar një person i dëmtuar rëndë. Menjëherë u formua grupi hetimor, i cili shkoi në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezultoi se Artur (Artan) Prenga, 31 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Shkozë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me automjetin tip kamion, me targa DR 6024 E, ka goditur automjetin tip “Xhip”, me targa BN 21 BZ, ku brenda ndodheshin 3 persona, me synim për t’i vrarë, duke e marrë zvarrë këtë mjet. Si rezultat i dëmtimeve të marra është shtruar në Spitalin Ushtarak, Lulëzim Zeqaj, 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkozë, i dënuar më parë për vjedhje, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa autori i kësaj ngjarjeje, Artur Prenga, pas goditjes së automjetit tip “Xhip” të të mësipërmve, është larguar me shpejtësi. Gjatë largimit, sipas burimeve zyrtare policore, ka goditur dhe një autobus të linjës së Tiranë-Shkozë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe më pas është larguar duke braktisur mjetin e tij. “Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Artur Prenga i kaluan prokurorisë për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “shkatërrim të pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga nenet 79/dh dhe 154/1 të Kodit Penal. Vazhdon puna e strukturave të policisë për kapjen e këtij shtetasi”, - shtojnë burimet e policisë së Tiranës, duke shtuar se “lidhur me këtë ngjarje janë dërguar materialet në prokurori në gjendje të lirë, për veprën penale të “fyerjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal ndaj D. A., dëshmitar në vendngjarje, pasi ky i fundit nuk ka pranuar të shoqërohet në komisariat”.
Tiranë
“Bum” vjedhjesh gjatë 24 orëve në kryeqytet
I vjedh me dhunë paratë një tjetri, kapet në kohë nga policia e kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së kryeqytetit. Një person është gjendur në hotelin “Pikë loti” që ndodhet në rrugën “Mihal Grameno”, përballë Bankës Kombëtare Tregtare, sipër Shkollës së Baletit, dhe atje ka sulmuar një tjetër, duke i marrë paratë që kishte. Sipas burimeve zyrtare policore, shuma e grabitur ishte 16 500 lekë. Policia konfirmoi se ka arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin Ledio Yzeiri, lindur në Berat dhe banues në Tiranë. “Arrestimi i tij u bë pasi akuzohet se në rrugën “Mihal Grameno”, tek hotel “Pikë loti”, i ka vjedhur shumën prej 16 500 lekësh një shtetasi të cilin dhe e ka goditur”, - konfirmoi policia, e cila tani e përball të riun beratas me akuzat për veprat penale të “vjedhjes” dhe “dëmtimeve të tjera me dashje”. Por, ndërkohë, furia e vjedhjeve ka vazhduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë dhe me të njëjtin intensitet ka pasuar ndjekja policore për kapjen e tyre. Një adoleshent me inicialet G. H., 16 vjeç, lindur dhe banues në Brarë, Tiranë, i ndjekur nga Ilir Hoxha, 19 vjeç, lindur dhe banues në Brarë, Bashkim Sallaku, 46 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Erion Dehani, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Adriatik Gozhina, 36 vjeç, banues në Durrës, janë hajdutët e radhës së arrestuar në grup. Policia tha se këta pesë persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur më datë 13.11.2008, magazinat e firmës së bojërave “Olvi Hrom”, tek Dogana. “Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 142 kuti stuko 1 kg, 24 kuti stuko 2 kg, 64 tuba silikoni akrelik, 39 pigmente kompjuteri me mbishkrimin “Beniamin Moore” dhe materiale të tjera të cilat kapin vlerën e 70 000 eurove”, - konfirmoi policia. Ajo tha se materialet hetimore në ngarkim të të pestëve, i kaluan prokurorisë për veprën penale të “vjedhjes” në bashkëpunim.
I dehur, askidenton për vdekje dy shtetas
I dehur, merr përpara dhe aksidenton për vdekje dy shtetas. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 15, Porto Romano, të qytetit bregdetar të Durrësit dhe për të është arrestuar një i dyshuar. Arben Meta, 43 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 16 në Durrës, është i arrestuari i ngjarjes së ndodhur në Porto Romano. Sipas hetimit dhe dëshmive në vendngjarje, 43-vjeçari, duke drejtuar mjetin e tij tip “Opel” me targë BR 380329, në gjendje të dehur ka aksidentuar 6-vjeçarin L. Bajrami dhe 83-vjeçaren Hava Kurti, që të dy banues në lagjen 15, të cilët dyshohet se i kanë prerë rrugën për të kaluar nga njëri kah në tjetrin. Si pasojë e plagëve të marra, që të dy kanë gjetur vdekjen pa arritur në spitalin rajonal të qytetit. Policia konstatoi se i dyshuari i aksidentit, veç faktit që ishte i dehur, nuk disponon as dëshmi aftësie për drejtim mjeti. Policia tha se materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa dëshmi aftësie”.