Arrestohet kryeplaku, transportonte 222 kg kanabis
Kryeplaku i fshatit Varfaj në Delvinë është arrestuar nga policia, pasi u kap me 222 kg drogë. Agjentët e policisë organizuan operacionin “Sopoti”, ku vunë në pranga ditën e djeshme Reshat Ademin, teksa ky ishte duke udhëtuar me makinën e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij u gjet sasia e drogës, e cila ishte e ndarë në gjashtë çanta. Menjëherë 50-vjeçarit i janë vënë prangat, duke e shoqëruar atë në komisariat. Mësohet se bashkë me kryeplakun kanë qenë dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë mundur të largohen, pasi kanë parë që po afrohet policia. Hetuesit kanë arritur t’i identifikojnë dy personat e tjerë dhe po punojnë për kapjen e tyre. Kryeplaku i fshatit Varfaj pritet të dalë përpara drejtësisë për të marrë masën e arrestit. Ai akuzohet për “prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike”.
Aksioni
Policia e Gjirokastrës kishte marrë informacion në rrugë operative se në kamionçinën që drejtonte 50-vjeçari transportohej një sasi droge. Kjo bëri që agjentët të mobilizoheshin dhe të organizonin operacionin “Sopoti”. Ndërsa Ademi së bashku me dy persona të tjerë ishin duke dalë nga fshati Varfaj, agjentët kanë ndërhyrë për të bërë një kontroll në makinë. Teksa kanë parë afrimin e policisë, dy prej personave që ndodheshin në makinë kanë arritur që të largohen. Ndërkohë që pas kontrollit të kryer është arritur që të zbulohet se në makinë ishin fshehur 222 kg drogë e llojit kanabis sativa. Kryeplaku i kishte mbuluar çantat me dru zjarri, me qëllim që t’i shpëtonte postblloqeve të policisë. 50-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar për në komisariatin e Gjirokastrës.
Hetimet
Agjentët kishin filluar hetimet në lidhje me këtë grup që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Sipas hetimeve paraprake, droga merrej nga Lazarati dhe më pas transportohej për në Greqi. Agjentët kanë arritur që të identifikojnë edhe dy personat e tjerë, të cilët ishin në kamionçinë së bashkë me Ademin dhe po punojnë për kapjen e tyre. Sipas burimeve të policisë, janë intensifikuar hetimet pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një rrjet të mirëorganizuar të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili vepron fuqishëm në këtë zonë të Gjirokastrës.