E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dy kosovarëve për trafik klandestinësh

Rinas

Policia kufitare në aeroportin kombëtar “Nënë Tereza” ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve kosovarë me akuzën për favorizim të klandestinëve. Burimet zyrtare nga policia kufitare e Rinasit theksojnë se janë ndaluar shtetasit kosovarë Albert Berisha, 35 vjeç dhe Afërdita Mehmeti, 31 vjeç. Sipas hetimeve të bëra nga policia, këta dy persona i ndihmonin klandestinët të kalonin ilegalisht kufirin nëpërmjet Aeroportit të Rinasit. Ndaj tyre ka nisur hetimi dhe tashmë mbi ta rëndon akuza për favorizim klandestinësh. Sipas të dhënave policore, ata mendohet se u merrnin para dy personave të ndaluar, duke i ndihmuar të kalonin ilegalisht kufirin, pavarësisht se policia nuk ka dhënë detaje për mënyrën e kryerjes së kësaj veprimtarie.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›