Sistemi TIMS zbulon hajdutin nga Elbasani
Kakavijë
Shërbimet e policisë kufitare në Kakavijë arrestuan dje në mëngjes një person të shpallur në kërkim, i cili po kthehej nga Greqia. Hekuran Mullahu, 23 vjeç, nga fshati Bradashesh i Elbasanit u ndalua rreth orës 03.30 në sportelin e përpunimit të shtetasve në hyrje për në Republikën e Shqipërisë, pasi nga verifikimet e bëra në sistemin TIMS figuronte shtetas i shpallur në kërkim. Burimet policore sqaruan se ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar në vitin 2007 me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim”.
#