E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dy shpërndarësve me hashash dhe kokainë

Antidroga

Dy shpërndarës lëndësh narkotike kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi janë kapur në vende të ndryshme me kanabis dhe kokainë. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur se seksioni i antidrogës, dy net më parë ka vënë në pranga shtetasin Hasim Agim Osmani, 18 vjeç, banues në Selitë e Vogël. Nga të dhënat hetimore mësohet se ky person, në orën 18.10, në rrugën “Suljeman Delvina”, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 3.7 gramë lëndë narkotike kokainë. Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me forcat e Komisariatit Nr. 6, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se kokainën e mbante për përdorim personal. Megjithatë, policia deklaroi se ka prova të forta se ai ishte shpërndarës i saj. Nga ana tjetër, analizat për të parë nëse është përdorues droge, i janë dërguar Mjekësisë Ligjore dhe pritet përgjigjja. Gjithashtu, nga seksioni i luftës kundër narkotikëve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Halim Islam Kazanxhi, 36 vjeç, banues në Valias, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas policisë, rreth orës 11.00, në Kamzë, këtij personi iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2.6 gramë lëndë narkotike, e llojit kanabis. Policia tha se ky person dyshohet se mund të jetë vetëm përdorues droge.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›