QSUT nis vlerësimin e ngjarjes
Hetimi
Drejtoria e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza’ do të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me denoncimin e familjarëve Gixhari ditën e hënë. Sipas punonjësve të kësaj drejtorie e shtuna dhe e diela janë ditët në të cilën do të bëhet vlerësimi i ngjarjes, çfarë ka ndodhur konkretisht, kush ka qenë përgjegjës gjatë shërbimit të natës, mjekët, infermierët e gjithsecili që ka qenë brenda ambienteve të spitalit, do të mund të jetë dëshmitar i ndodhisë. Menjëherë pas vlerësimit të ngjarjes, Drejtoria Spitalore do të njoftojë publikun zyrtarisht, se çfarë ka ndodhur natën e ditës së premte, cili ka qenë shërbimi shëndetësor i ofruar, si dhe përgjegjësia në rast se mjekët vërtet kanë fjetur gjumë, sikundërse pretendon familjari i gruas që humbi jetën brenda QSUT-së.
#