Albërie Hadërgjonaj: Do të sjell Eurovisionin në tokat shqiptare
Autori i Lajmit: red.
Ka një ambicie të madhe, por jo gjithkush ka guximin ta shprehë. Do që të sjellë Eurovizionin në Shqipëri. Guximtarja ka emrin Albërie Hadërgjonaj, për të cilën shumëkush ende nuk e ka të qartë nëse është nga Kosova apo Shqipëria.
“Eurovisioni është një skenë për të cilën unë vazhdoj të punoj. Këngët e mira rrjedhin natyrshëm, por po pres momentin e duhur. Gjithmonë krijoj një koncept për prezencën time në Eurovision. Kështu që ky koncept vazhdon të pasurohet. Dua të sjell “Eurovisionin” në tokën shqiptare…”, thotë Albëria. Pranon se muzika aktualisht është në krizë, por është aq reale sa pranon edhe faktin tjetër: “Ne e krijojmë krizën. Kush jemi ne? Produksionet, këngëtarët, televizionet, radiot, atëherë unë besoj në politika redaktoriale…”. Por, Albëria ka akoma për të thënë…
Ende ka fansa që hamendësojnë nëse jeni nga nga Kosova apo Shqipëria?
Dëshiroj që kjo hamendje të largohet njëherë e përgjithmonë. Jam nga Kosova, kam trashëguar edhe virtytet e një kosovareje. Familja ime vjen nga Deçani. Karriera ime ka filluar në Kosovë.
Atëherë duhet të na flisni diçka më tepër për vajzën nga Deçani?
Dëshiroj të ndaj gjëra, të cilat ende i ruaj me shumë vëmendje për veten, sepse jeta është një proces që të transformon. Si e re kam pasur një bioritëm tjetër të jetës, energjitë e mia i kam shpërndarë në sfera të ndryshme, pastaj si nënë vëmendja ime kryesore ka qenë ndaj vajzave të mia të dashura, bashkëshortit, familjes, shoqërisë, karrierës etj. Por në gjithë këtë lumë ngjarjesh në jetën time unë kam arritur të ruaj respektin për njerëzit dhe vazhdoj të kultivoj sensin social, vazhdoj të jem një femër kokëfortë, gjithmonë në sensin e mirë. Vazhdoj të jem e përkushtuar për familjen dhe vazhdoj ta dua muzikën.
Të flasim pak për fillimin e karrierës suaj…
Unë kam kënduar muzikë popullore si fëmijë dhe jam vlerësuar në ish-Jugosllavi si interpretuese. Por, duke u rritur unë hasa në rryma të ndryshme muzikore të kohës, të dashura për rininë time dhe thjesht aty mendoj që unë i jap vetes një dimension tjetër, duke krijuar favoret e mia dhe kështu kam dëgjuar pa fund muzikë xhaz, bluz dhe pop. Unë kam jetuar në SHBA dhe pas kthimit prej andej unë dhe bashkëshorti me vajzat jemi vendosur në Tiranë për të jetuar. Pastaj producentja Vera Grabocka më ka ftuar për të kënduar dhe kështu ka filluar gjithçka, fillimisht në shou-t e saj, pastaj më 1993 në skenën e Festivalit të Këngës në Radiotelevizion, për të mos u shkëputur më.
Kur realizuat këngën e parë, çfarë ndjenje kishit?
Thjesht, nervoze, nervoze e tepruar, pasi ishte një stres i madh se si do të pritesha në një shtet tjetër, pavarësisht se shqipfolës. Konkurroja në një kompeticion pa konkurrencë në vend, siç ishte “FEST RTSH”. Edhe pse unë mora nota të larta në prova të festivalit, prapëseprapë ishte një ndjenjë pasigurie që të vjen natyrshëm. Të vjen një moment, kur ti thua me vete se më mirë është të tërhiqesh se sa të vazhdosh. Dhe, në këtë dilemë të madhe unë kam pasur pranë bashkëshortin tim, që më ka inkurajuar gjatë gjithë kohës. Por unë po i shtroj pyetjen vetes: Si u ndjeva pas mbrëmjes së parë të konkurrimit? E pabesueshme! Unë preka ëndrrën, u dashurova “me të parën” dhe për të mos u shkëputur asnjëherë për asnjë kusht. Thjesht, unë u prita mirë dhe aty fillova të besoj se unë do të prek suksesin e festivalit dhe shou-biznesit në përgjithësi.
Jeni ndër këngëtaret që keni dhënë shumë për muzikën shqiptare. Çfarë formule keni përdorur që të qëndroni kaq gjatë në skenë?
Mund ta shpjegoj me një fjali: Talente e vëmendshme ndaj ndryshimeve, pranoj lehtë të gjitha ndryshimet pozitive, në çdo sferë, përkrahja e familjes, ndërsa fati i madh që kam qenë gjithmonë e favorizuar nga kompozitorët më të mirë shqiptarë. Ata me shumë kujdes më kanë përzgjedhur në krijimet e tyre muzikore dhe më kanë ofruar për t i interpretuar. Pa dyshim, mbështetja e madhe e regjisorëve dhe producentëve të njohur, si Pali Kuke, Vera Grabocka ka qenë vendimtare.
Si arriti vajza nga Deçani që të hyjë në zemrat e gjithë shqiptarëve?
Gjithmonë jam ndier krenare për këtë fakt. Unë i falënderohem pa fund publikut, audiencës së gjerë, fansave të mi, të cilët janë shumë të dashur dhe unë këtë e ndiej në paraqitjet e mia në skenat e festivaleve. Kjo është një sadisfaksion i jashtëzakonshëm për interpretuesin, kur ridëshmon prezencën e tij në një skenë përmes duartrokitjeve të publikut. Unë besoj në taktin e qasjes ndaj kamerës, publikut në sallë dhe mundohem të jem e kujdesshme ndaj dy kategorive: familjes dhe publikut, të dyja shumë të rëndësishme për mua.
Prej kohës kur keni filluar të merreni me muzikë, por tashmë kanë ndryshuar shumë gjëra në muzikë. Teknologjia ka ecur para. Sa e keni pasur vështirë në fillimet tuaja për të incizuar një këngë?
Ndërrojnë variantet, thjesht më vjen mirë që tani është investuar shumë në studio muzikore dhe produksione. Ky është standard botëror dhe më në fund edhe Kosova, edhe Shqipëria kanë filluar ta prekin këtë realitet, por prapë lënë për të dëshiruar...
Përvvec teknologjisë, thuajse kanë ndryshuar edhe ritmet e këngëve. Kritika vlerëson se nuk ka më këngë të mira, si dikur. E pohoni apo e mohoni?
Unë nuk pajtohem me këto mendime, edhe pse është krijuar një shabllon i tillë që kritikohet pa bazë, theksohet emërimi vlerë muzikore vend e pa vend. Thjesht vlera muzikore është një koncept i gjerë muzikor dhe për të cilin nuk duhet t i jepet mundësi çdo personi të japë kritika. Unë më tepër dëgjoj komente, se sa kritika muzikore nga profesionistë të artit muzikor. Por, sido që të jetë, dëshiroj që skena muzikore shqiptare të riunifikohet, që do të thotë, zhanret ekzistente dhe inekzistente të ristrukturohen dhe të hyjnë në tregun muzikor si të ndara. Festivalet të kenë kritere të larta konkurrimi, temë të caktuar, novitet në krijimtari, të jemi të vëmendshëm ndaj ngjarjeve sociale. Jeta jonë përveç dashurisë ka fenomene të shumta, të cilat nuk preken në këngë. Që të prekin skenën e një festivali duhet të kenë filtra produktivë. Unë admiroj shtete në rajon, pasi shoh shumë përreth, sepse ne duhet të nisim ndryshimin nga Ballkani, e jo nga SHBA-të, që këtë problem e kanë të zgjidhur shumë vjet më parë.
A është muzika shqiptare në krizë?
Është, e nëse është, atëherë ne e krijojmë krizën. Kush jemi ne? Produksionet, këngëtarët, televizionet, radiot, atëherë unë besoj në politika redaktoriale. Edhe unë dua të kem diçka komerciale, veçse kërkoj nga të gjitha mediat që ta përkrahin muzikën origjinale. Sot kemi kanale muzikore të mjaftueshme, ato kanë profilet e tyre, ekzistojnë dhe janë në funksion të krijimtarisë muzikore një instrument i mirë, për të filtruar dhe për të qenë në treg në të njëjtën kohë. Por kriza është mes nesh dhe mua më vjen keq që nuk e pranojmë.
Çfarë mund të presim në të ardhmen nga ju?
Plane kam shumë, por për t i realizuar më duhet përkushtim dhe nivel i lartë financiar. Unë tashmë jam e vetëdijshme që me fitoret nacionale do të jenë përsëritje e suksesit, e dëshiroj dhe këtë, por dua të kem trofe internacionale. Skena e “Eurovisionit” është një skenë për të cilën unë vazhdoj të punoj. Këngët e mira rrjedhin natyrshëm, por në momentin e duhur… Pres momentin, gjithmonë krijoj një koncept për prezencën time në “Eurovision”. Kështu që ky koncept vazhdon të pasurohet. Dua të sjell “Eurovisionin” në tokën shqiptare. Do të jem shumë shpejt në tregun muzikor me albumin tim të radhës, i cili do të ketë sjellje të reja muzikore.
Karriera
Nëna 16-vjeçare që “çau” fushën e muzikës
Albërie Hadërgjonaj është një nga këngëtaret me historinë më të veçantë… Në “12 në Hollivud” ajo fitoi zemrat e publikut shqiptar, ndonëse ishte në një moshë fare të re. Disa vite më vonë, ajo u bë tejet popullore falë këngës “Lozonjare” duke u shndërruar në një nga artistet më të pëlqyera të momentit. Që në moshën 16-vjeçare Albëria bëhet nënë, një emocion paksa i mjegullt në kujtesën e saj, por sot ajo është e vetëdijshme se të qenit nënë, ka qenë gjëja më e bukur që mund t i ndodhte. Ajo ka një raport të shkëlqyer si me Agnesën ashtu dhe me Anxhelinën, ndërkohë që familja e saj është sot më e bashkuar se kurrë. Shtatë vite të Mentorit në burg, nuk e dobësuan Albërien, por i dhanë asaj më tepër forcë dhe kurajë për ta mbajtur familjen të bashkuar. Vetëm pak kohë pasi bashkëshorti kishte fituar lirinë, në shtypin rozë del lajmi se Albëria po ndahej. Një lajm aspak i vërtetë, por që i ka rrënjët te një zënkë e zakonshme mes çiftit.
“Diçka e parëndësishme! Atij (Mentorit) s i pëlqente të shkoja në një mbrëmje për të kënduar dhe unë i thashë: “Do të shkoj të këndoj kudo që më kërkojnë”. Po kjo ishte diçka e zakonshme që mund të ndodhë në një çift, s kishte pse të zmadhohej në atë mënyrë. Po ne tani jemi mirë, të lumtur. Më pas u martuam, bëmë një ceremoni në Kosovë se s kemi qenë ligjërisht të celebruar. E di që qenka mirë kur zihesh dhe ndahesh përkohësisht, se e kupton se sa e do tjetrin? Ato ditë në media u bë një gurgule e vërtetë dhe mua më përkëdhelej sedra, se Mentori bënte më tepër pas meje. Për fat të mirë, ato që ndodhën në media ndikuan për mirë tek unë dhe Mentori; mund të them se na bashkuan akoma më tepër, sepse kuptuam që duhemi shumë e duhet të jemi më tolerantë me njëri-tjetrin. Për shembull, kur atij s i pëlqen të këndoj në një koncert, unë duhet ta respektoj dëshirën e tij”, - rrëfen Albëria për ditët e “divorcit”. Megjithatë, e keqja ka kaluar; kanë kaluar dhe vitet kur Albëries iu desh të braktiste skenën, sepse i duhej të kujdesej për dhembjen dhe dy vajzat e saj. Sot, ajo ngjitet në skenë më dinjitoze se kurrë… Me dy albume në treg, Hadërgjonaj po përjeton momentin më të mirë në jetën e saj artistike.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2009