Pranga dy të rinjve me 480 euro të falsifikuara
LEZHË – Tentuan të fusnin në qarkullim euro të falsifikuara, por arrestohen. Policia e Lezhës bën të ditur se ka vënë në pranga dy persona mbi të cilët rëndon akuza e “falsifikimit”. “Të arrestuarit janë Elvis Qebuvia, 26 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, dhe Kristian Kasneci, 23 vjeç, edhe ky lindur në Shkodër. Arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke udhëtuar me mjetin e tyre kanë tentuar të hedhin në qarkullim euro të falsifikuara”, - bën të ditur Policia e Lezhës.
Gjatë arrestimit, dy personave u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 480 euro të falsifikuara, ku katër ishin të prerjes 100 euro dhe katër të tjera të prerjes 20 euro. Menjëherë pas arrestimit të tyre policia ka nisur hetimin për të zbuluar prejardhjen e këtyre eurove të falsifikuara dhe për gjetjen e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.
26 Mars 2010