Pranga dy zyrtarëve të OSSH për ryshfet
LEZHE- Arrestohet kreu i OSSH-së dhe një specialist i kësaj dege në Lezhë për korrupsion. Në kuadër të operacionit “Energjia e ndërprerë”, dje u arrestuan Viktor Ujka, Kryetar i Degës së Shijtes së OSSH-së dhe Gjovalin Prenga, faturist dhe specialist për ndërprerjen e energjisë. Ata akuzohen se kanë marrë ryshfet nga subjekte të ndryshme, në këmbim të faturimeve afrofe të energjisë. Hetimet kanë zbuluar se për një periudhë dy-vjeçare, ata kanë detyruar një subjekt që t’u jepte ryshfet 80 mijë lekë në çdo muaj në këmbim të faturimit afrofe. Subjekti faturohej vetëm 3 mijë lekë në muaj, ku harxhonte të paktën 5 milionë lekë të vjetra, pasi me energji punonin të gjitha makineritë e saj. Arrestimi u krye në zyrën e OSSH, pasi i kishin marrë subjektit tregtar shumën e 50 mijë lekëve, ndërsa 30 mijë ia kishin marrë më parë.