Dhëmblan, pasojat dy vjet pas shpërthimit
• Fshati Dhëmblan përjeton sot ditët më të vështira të ekzistencës së vet.
Mes frikës së shpërthimit të depove të tejngarkuara me municion konvencional dhe shterpësisë së gjallesave të ndryshme, jetojnë banorët e këtij fshati, i cili fitoi namin në 6 majin e 2006-ës pas shpërthimit të depove me municion. Dikur fshati numëronte mbi 1500 banorë, ndërsa sot vetëm 1/3 e tyre i kanë rezistuar vështirësive të përditshme të destinuar siç thonë ata, për të vuajtur në një vend të shuar.
Mes predhave të paplasura
Në kontaktin e parë me banorët, ata janë mjaft mikpritës dhe bujarë, çka është traditë e trashëguar nga të parët pritja e njerëzve cilëtdo qofshin. Në fshat ende janë prezente gjurmët që la shpërthimi i depove: shtëpi pa çati, pa mure, kopsht me gardh të prishur, rrugë me bazament të dëmtuar etj. Sikur mos të mjaftonte kjo, shkurret janë kthyer në depozita me municion të pashpërthyer. Ndonëse krehja e zonës nga repartet e çmontimit është kryer dy vjet më parë, ende ekzistojnë municione, shumica të paplasura anembanë, jo vetëm në të gjithë Dhëmblanin, por edhe në fshatrat matanë si Matohasanaj dhe Sinanaj. Banorët shprehen se grupet e xhenios nuk arritën dot të pastrojnë të gjithë zonën e Dhëmblanit dhe kjo jo për faj të tyre, por për shkak të terrenit të vështirë malor ku ndodhen predha të paplasura, djegore të rrezikshme si dhe materiale të tjera shpërthyese. Rreth 30% e predhave të shpërndara në 3 mijë ha anembanë zonës, sot janë ende të pambledhura duke qenë bartëse të incidenteve të rrezikshme. Dy-tre banorë të fshatit kanë shpëtuar fatmirësisht nga vdekja e padiskutueshme si pasojë e djegoreve të paplasura, të cilat janë rrezik potencial për këdo që shkel në Dhëmblan. Bagëtitë shpeshherë kanë rënë pre e këtyre incidenteve dhe në një bilanc të nxjerrë nga dy barinj të zonës, vlerësohet se dëmi ka qenë aty tek 34 kokë bagëti si dhe 10 lopë.
Shterpësia e bagëtive
Jeta për banorët e Dhëmblanit bëhet edhe më e vështirë në momentin kur ata u njohën edhe me një fenomen të pandodhur më parë. Shterpësia e gjësë së gjallë. Mjaft kope me bagëti nuk janë mbarështuar dhe sipas çobanëve, ky është një tregues i qartë i pasojave që solli shpërthimi i depove me municion. Për mbarështimin e tyre, huazohen raca nga zona të tjera të Tepelenës dhe më gjerë. Dhëmblani ka pasur një mbarështim të bletëve si asnjë fshat tjetër në Tepelenë, ndërsa sot, kosheret nuk i shikon asgjëkund. Mjalti që nxirrej në Dhëmblan ishte me nam jo vetëm në Tepelenë, por në të gjithë Shqipërinë aq sa një ditë të korrikut 2000, një grup turistësh mori rrugën për në thellësitë e Tepelenës për të blerë mjaltë “Dhëmblani”. “Kanë qenë kohë të arta ato para 6 majit të 2006-ës, ndonëse ishim më pak të varfër nga sot”, shprehet Sabriu, njëri prej bletërritësve.
Problemet me foshnjat
Banorët dhe vetë infermierët e zonës tregojnë se që prej 6 majit deri sot në Dhëmblan ende nuk ka ardhur një toksikolog të masë shkallën e rrezatimit të ajrit dhe territorit përreth, ndonëse kërkesat nga ana e komunës kanë qenë të panumërta. Fakt është se lindjet e foshnjave në këtë fshat kanë qenë më të ulëta se dy vjet më parë. Për të mos u mjaftuar me kaq, disa prej foshnjave kanë lindur me probleme serioze në organet jetike, me probleme me shqisat etj. “Këto anomali nuk janë shfaqur vite më parë”, shprehen banorët, të cilët çdo fatkeqësi apo problem të dy viteve të fundit i lidhin me shpërthimin e depove me municione në mes të fshatit Dhëmblan. Foshnjat e lindura me probleme, së bashku me prindërit e tyre janë larguar nga Dhëmblani, duke ruajtur nostalgjinë e dikurshme të një fshati të pastër dhe të madh, por sot duke vuajtur pasojat që la shpërthimi që zgjati mbi 24 orë dhe ndotja e zonës prej tyre.
Depot me municione
Shtëpitë e Dhëmblanit janë të përqendruara kryesisht nën këmbët e malit Griba, dikur arenë e konflikteve të armatosura italo-greke në të dy luftërat botërore. Me rrezikun nën vete dhe frikën e pacenuar prej 2 vjetësh, banorët e Dhëmblanit kanë sfiduar realitetin e krijuar. Në vitet ‘70 sistemi i atëhershëm ndërtoi 18 depo luftarake, prej të cilave 6 tunele për të depozituar 20 mijë ton municione në fshatin Dhëmblan, nisur edhe nga pozita gjeografike. Nga 18 depo, 12 prej tyre kanë ngelur me 12 mijë ton municione, ku ka predha të kalibrave nga 60-180 mm. Gjashtë depot me 2 mijë tonë municion gjenden nën rrënojat e depove të shpërthyera, ndërsa pjesa e ngelur në zonën qendrore të malit Griba. Vetëm 500 metra i ndajnë banorët e këtij fshati nga zona e rrezikshme, e cila ruhet me roje natë e ditë. Banorët tregojnë se në kohën e depozitimit të municioneve në tunele, inxhinierët e ushtrisë shqiptare, pranonin rrezikun e shpërthimit të tyre vetëm në rast të një gabimi njerëzor. Gabim njerëzor ishte edhe ai që shkaktoi shpërthimet e gjashtë depove me municion në majin e dy viteve më parë. E ndërsa shpërthimi i tyre krijoi një varg pasojash zinxhir, gjurmët e të cilave gjenden edhe sot e kësaj dite.
Kryeplaku: Banorët s’morën paratë e dëmeve
“Çdo banor jeton me frikën se mund të shkelë mbi ndonjë predhë të pashpërthyer nga katastrofa që ndodhi tek ne”, tregon kryeplaku i fshatit Dhëmblan, Bashkim Meçaj. Në emër të bashkëfshatarëve të tij ai flet i revoltuar se asnjë masë nuk ka marrë shteti që pas shpërthimit, madje as paratë e dëmeve nuk janë marrë. Ai thotë se pasojat janë parë deri tek uji, burimet e të cilët po shterojnë. I revoltuar, Meçaj thotë se i gjithë fshati do të braktisë votimet e ardhshme, si e vetmja mënyrë për të reaguar nga indiferentizmit të shtetit.
Si mund ta përshkruani gjendjen e banorëve të zonës në Dhëmblan?
Me dhimbje e them se këtu njerëzit qarkullojnë të kufizuar në të gjithë zonën. Çobanët nuk bëjnë më punën e tyre, pasi i lëshojnë bagëtitë të gjezdisin vetë nga frika e shkeljes së ndonjë djegoreje. Eshtë një situatë me frikë. Unë mendoj se nuk duhet të kemi frikë për depot me 12 mijë tonë municione, pasi ato i ka bërë pushteti i atëhershëm të siguruara, por kam frikë për këto shpërthimet e vogla gjetiu, që kanë shkaktuar dëme në bagëti dhe fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima në radhët tona.
Pse nuk u dëmshpërblyen banorët e Dhëmblanit, për dëmet që sollën shpërthimet e para dy viteve?
Nuk u morën ndonjëherë këto lekë nga banorët e dëmtuar, pasi komisioni i ngritur me këtë rast mori për bazë deklarimet e njerëzve jo banorë në Dhëmblan, por të larguar vite më parë në drejtim të zonave të populluara. Pra, me fjalë të tjera u morën për bazë dëshmi nga njerëz të papërgjegjshëm dhe partiakë të qeverisë së sotme. E them me plot gojën se, vlerësimi i dëmeve është bërë fiktiv nga ana e shtetarëve. Dhe kjo ka krijuar një antipati për vetë shtetin në tërësi. Ky shtet nuk mori në konsideratë shkallën e intoksikimit të zonës dhe kjo nuk është e vogël. Shpërthimi i para dy viteve pati pasojat e veta edhe tek njerëzit, pasi mjaft lindje kanë rezultuar me probleme në organe dhe shqisa. Bletaria është zhdukur dhe bagëtia ndeshet me probleme në shterpësi. Por e keqja është mungesa e ujit të pijshëm. Dy burimet kryesore të Dhëmblanit, nuk bien më ujë si vitin e kaluar. Kjo shpjegohet me devijimin e drejtimit të burimeve me ujë nga lartësitë e maleve. Niveli i ujit në prurje është drejt zhdukjes dhe kur nuk ka ujë s’do të ketë as jetë.
Cili është apeli juaj për këtë varg shqetësimesh?
Nuk kam besim tek shteti absolutisht, sepse nuk ka reaguar për dy vite rresht. Dhe për të sfiduar këtë shtet, gjykojmë se si fshat në zgjedhjet e vitit të ardhshëm të mos pranojmë asnjë kuti votimi. Do të jetë një bojkot i përgjithshëm i Dhëmblanit ndaj politikës së sotme shqiptare, së cilës nuk i dhimbsen hallet e fatkeqëve.
Pakujdesia që solli shpërthimin
TEPELENE – Mesditën e 6 majit të vitit 2006, pikërisht 2 vjet më parë, ngjarja e rëndë e ndodhur në depot e ushtrisë në Dhëmblan të Tepelenës paralajmëroi tragjedinë e djeshme. Dy oficerë ushtrie humbën jetën, disa u plagosën dhe qindra banorë mbetën pa shtëpi, pasi 6 depo të mbushura me municione e predha ushtarake shpërthyen njëra pas tjetrës. Pakujdesia në zbërthimin e një predhe ishte shkaktarja e ngjarjes në fshatin 30 km larg Tepelenës. Shpërthimi i parë është dëgjuar nga banorët e zonës rreth orës 12:30 dhe vetëm pas 3 ditësh janë shuar flakët e rëna. Paniku përfshiu familjet e Dhëmblanit dhe fshatrave ngjitur, për shkak të afërsisë së shtëpive të tyre me depot e ushtrisë. Predhat u shpërndanë në atë kohë deri në 3-4 kilometra larg.
“Tokat bujqësore mbeten djerrë nga frika e predhave”
Nga i dërguari ynë në Dhëmblan të Tepelenës, Piro Nase
“Prej vitesh i kemi kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes heqjen e municioneve nga depot e Dhëmblanit, por asnjë përgjigje nuk na është kthyer.
Banorët janë të frikësuar se e kanë provuar se ç’do të thotë tronditje e tokës”. Kryetari i Komunës Lopës, Vait Sinaj u ka qëndruar pranë banorëve të zonës, duke ngritur zërin në emër të tyre. Por, përballë thirrjes për ndihmë, banorët nuk kanë marrë asnjë lloj dëmshpërblimi, moral apo material qoftë ai. Sipas Sinajt, një fond 10 herë më i vogël se shuma reale e dëmit të shkaktuar u caktua për banorët që ngelën pa shtëpi, por dhe ai u kthye mbrapsht. Zgjidhja e vetme për të jetuar në normalitet banorët e mbetur e këtyre fshatrave është heqja e municioneve në depo dhe pastrimi i tyre nga predhat e paplasura. “Tre vetë janë gjymtuar kur kanë dashur të punojnë në tokat e tyre bujqësore dhe tashmë asnjë nuk ka guximin që të shkelë në to nga frika e predhave që u shpërndanë prej shpërthimit të 2 viteve më parë”, shprehet në një intervistë kryekomunari i Lopësit.
Sa rrezik përbën për banorët e zonës shpërthimi i municioneve të mbetura në Dhëmblan?
Rreziku është i pranishëm, përderisa ekzistojnë ende depot e mbushura me municione. Ne kemi kërkuar mjaft herë nga Ministria e Mbrojtjes heqjen e municioneve nga depot e armatimit, por deri më sot ky dikaster nuk i ka marrë në konsideratë kërkesat e dërguara zyrtarisht. Madje, unë kam sugjeruar edhe një poligon për çmontimin e municionit, i cili mund të ishte zona malore mbi fshat, por fatkeqësisht nuk kemi pasur asnjë lloj reagimi. Dhe kjo është për të ardhur keq. Do të thoni ju se nuk kanë rrezik se depot janë të siguruara me sistem ajrimi, kushte specifike ruajtjeje etj., por banorët e këtushëm e kanë provuar çdo të thotë tronditje e tokës.
Janë dëmshpërblyer nga shteti banorët e Dhëmblanit pas dëmeve që shkaktoi shpërthimi i 6 majit 2006, në banesat e tyre?
Fatkeqësisht nuk kanë mbërritur ndonjëherë fonde në këtë fshat. Në gusht të vitit 2006, pasi mbaroi një inspektim i grupit të qeverisë për verifikimin e dëmeve të shkaktuara, u akordua një fond prej 6.6 milionë lekësh. Kjo shumë mjaft e ulët mund të them, se ishte një ofezë direkte për të gjithë banorët e zonës. Plot 40 banesa u dëmtuan atë ditë dhe vlera e dëmtimit real të tyre do të ishte 60 milionë lekë, ndërsa shuma e akorduar ishte sa për të mbyllur gojën nga qeveria, sepse 6.6 milionë nuk mjaftojnë as për vendosjen e xhamave të thyer. Pra, banorët janë dy herë të ofenduar.
A merrni ankesa nga fshatarët për gjendjen aktuale në Dhëmblan?
Ditë për ditë. Mirëpo këto ankesa janë bërë të zakonshme, sepse janë të njëjta për këdo. Sot banorët e Dhëmblanit madje edhe ata të Matohasanajt, që është karshi këtij fshati, nuk punojnë më tokat bujqësore. Shkak është frika nga ndonjë predhë e pashpërthyer. Dhe mendoj se, kanë të drejtë pasi tre veta që tentuan të sfidojnë frikën, e pësuan duke lënë gjymtyrët dhe shqisat. Tre banorë të Dhëmblanit nuk kanë dorë, gishta, sy dhe këmbë dhe duket se kjo ka mjaftuar, që ata të kenë një fobi të përhershme. Mirëpo rreziku është edhe tek tokat jobujqësore. Askush verën e kaluar nuk guxoi t’u afrohej zjarreve të rëna në shkurre, sepse tek to fshihen djegore të pashpërthyera dhe gjatë periudhës së kaluar pati një varg shpërthimesh në zona të pashkelura, si pasojë e municioneve të pashpërthyera.
Cila do të ishte zgjidhja sipas jush për këtë çështje?
Nuk e ekzagjeroj po të them se, unë përcjell te qeveria aktuale sinjalin “SOS” për Dhëmblanin. Shteti duhet të mbështesë dhe ruajë shtetasit e vet dhe në këtë kuadër këtë të drejtë legjitime e kanë edhe këta banorë që ende jetojnë këtu, se nuk kanë ku të shkojnë. Duhet të ndërhyhet për të pastruar zonën në fjalë duke lëvizur lirisht njerëzit, ose evakuimi i plotë i të gjithë banorëve të zonës madje për këtë variant, kam informuar edhe qeverinë shqiptare, e cila deri në këto momente ka heshtur. Kur erdhën shtetarët në fillim premtuan mjaft, por nuk bën asgjë. Të paktën të bëjnë një studim ekologjik të zonës, pasi unë konstatoj dëmtim masiv të faunës. Kjo është as më shumë e as më pak fundi i një epoke për këtë zonë të banuar.
“Unë kam gjetur 4 predha të paplasura”
Fiqirete Tahiraj, një prej banoreve të Dhëmblanit thotë se predhat janë ende të pranishme në fshat. Ajo ka pohuar për gazetën “Panorama” se banorë të fshatit kanë gjetur shpesh predha, shumica e të cilave pa djegore. Nëse ato do të ishin të pajisura me këtë pjesë të predhës, do të ishin të rrezikshme, pasi çdo kontakt me djegoret është shpërthim i padiskutueshëm. Vetë Fiqiretja pohon se ka gjetur katër predha të paplasura në shkurre dhe ato i ka depozituar në një vend të sigurt, me qëllim që mos të bien në duart e fëmijëve që lozin në çdo vend të gjelbëruar. Mjaft gra të fshatit Dhëmblan, kanë konstatuar anomali fiziologjike tek bashkëshortët e tyre, madje edhe vetë ato, duke e gjetur shkakun pikërisht te pasojat e shpërthimit në fshatin e tyre. “Mungesa e një studimi të tokës dhe gjallesave në Dhëmblan, i ka bërë banorët specialistë autodidaktë të fushave të ndryshme, me qëllim për të ruajtur veten”, pohon Fiqiretja. Sipas 56-vjeçares, shteti duhet të vërë dorën sa më parë, se banorët ndihen të braktisur.
Muslimi: Mbeta pa sy e pa gishta nga shpërthimi i predhës
Muslim Lulaj jo vetëm është dëshmitar i ngjarjes së rëndë, por prej asaj dite ai mbart pasojat e shpërthimit. Këmbë, duar e një sy i dëmtuar nga një predhë që i shpërtheu në oborrin e shtëpisë.
Çfarë kujtoni nga ajo ditë shpërthimesh?
Data 6 maj 2006 për mua do të jetë e paharruar dhe kjo është e kuptueshme pasi humba 2 gishta dhe njërin sy, si dhe dëmtimin e këmbës së djathtë. Mbaj mend që pas shpërthimit të parë që u dëgjua nga të gjithë fshatarët, dola me nxitim nga shtëpia për të parë se çfarë po bëhej. Pashë poshtë që dilte zjarr dhe tym nga depot e municionit. Menjëherë më vajti mendja të hyja brenda në shtëpi për të njoftuar personat e familjes. Por menjëherë dola jashtë.
Përse dolët jashtë?
Në fakt dola për të marrë lopën që ishte jo larg banesës, e cila kulloste në një mullar. Mirëpo sapo bëra 10 hapa, ra një predhë pak metra larg meje dhe pjesët e saj më goditën. Ndjeva që më dëmtoi syrin dhe më pas pashë duart e mia që i kisha me gjak. Dy gishtat e parë të dorës së djathtë më vareshin gati për t’u këputur ndërkohë që nga syri më kullonte gjak. Në këto kushte eca në rrugët e fshatit dhe disa fshatarë me morën me një makinë e më çuan në Tepelenë në spitalin civil. Aty u trajtova dhe ja ku jam sot gjysmak në gishta, në sy dhe me dëmtime në këmbë.
A është e sigurt zona e Dhëmblanit sot pas dy vitesh?
Aspak nuk është e sigurt. Unë e pashë vetë zjarrin e rënë vjet në faqen e malit kur shpërthenin pa pushim municionet e hedhura andej-këndej. Asnjë njeri nuk iu afrua atyre flakëve për t’i shuar nga frika e shpërthimit të plumbave.