E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga grabitësit, plagosi pronaren e argjendarisë

Foto Ilustruese

TIRANE- Vihet në pranga autori i grabitjes së argjendarisë dy ditë më parë në Tiranë, ku mbeti e plagosur pronarja 39- vjeçare.

Sipas policisë së kryeqytetit është vënë në pranga shtetasi, Ibrahim Hajdari, 44 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Vlorë.

Arrestimi i tij është bërë ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Policia tha se Hajdari kishte ndryshuar disa here identitetin e tij, ndërsa nga hetimet paraprake rezulton se është grabitës edhe i një argjendari tjetër në korrik të 2011, në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale i është gjetur një thikë, që mendohet se është edhe arma me të cilën mbeti e plagosur pronarja e argjendarisë, si dhe një varëse metalike. Policia tha se vazhdojnë hetimet, njëkohëisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë për sekuestrimin e materialeve të tjera dhe zbulimin e detajeve të tjera lidhur me të arrestuarin.

Vetëm dy ditë më parë, Anjeza Berisha 39-vjeç u përlesh me grabitësin dhe shpëtoi të paprekur argjendarinë e saj në Tiranë, ndonëse mbeti e plagosur me thikë me dy plagë në trup.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në një argjendari përballë Ministrisë së Arsimit, te Rruga e Durrësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›