E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uollfarth: Reforma zgjedhore zgjidh çështjet teknike

Kreu diplomatik i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth ka sjellë edhe sot në vëmendje reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat Uollfarth ka vënë theksin në zgjidhjen e cështjeve teknike, si një kusht për të shangur politizimin e tyre, sidomos kur rezultati mes forcave është i ngushtë.

Më tej ai sheh nevojën në forcimin e besimit mes partive, cfarë sipas tij i hap rrugë dhe KQZ-së të veprojë në mënyrë të drejtë.
 

“Reforma zgjedhore është me rëndësi për ti dhënë zgjidhje cështjeve teknike. Çështjet teknike politizohen kur rezultati është i ngushtë. Nga zgjedhjet 2009 KQZ-së iu u vu detyrë të jetë më aftë në shërbimin ndaj partive dhe publikut. Duhet të rritet besimi mes partive që KQZ të veprojë në mënyrë të drejtë” u shpreh ai.
 

E ndodhur në limitin e kufinjve për përfundimin e saj, reforma zgjedhore është kthyer në një konflikt të hapur, jo vetëm ndaj dy forcave kryesore, por edhe në partitë e vogla, ku këto të fundit akuzojnë dy demat politikë për pazar dy palësh në dëm të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›