E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmuan zyrën e PS në Laprakë 2 në pranga

TIRANË- Arrestohen sot autorët e dyshuar të vjedhjes së zyrës së PS, ndërsa një i tretë shpallet në kërkim.

Burimet policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasit Bilbil Hamit Marku, 22 vjeç, me banim në Tiranë, Iljaz Arben Jevgu, 22 vjeç, me banim në Tiranë. Ndërkohë që personi i shpallur në kërkim është identifikuar tashmë.

Uniformat blu të komisaritatit të policisë nr. 3 dhe nr.1 bëjnë të ditur se këto shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri - tjetrin janë autor të vjedhjes me thyerje të zyrës së selisë rozë, vjedhje kjo e ndodhur më datë 26 shkurt 2011 në Laprakë Tiranë.

Materialet hetimore në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale vjedhje. 

Menjëherë pas arrestimit strukturat e hetimit të krimit, kanë filluar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e të tjerave vjedhjeve të realizuara nga ky grup kriminal, me këtë tendencë kriminale.

 (e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›