E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga hajdutëve të mitur të supermarketeve

Tre adoleshentë janë ndaluar nga policia e Durrësit nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim për të njëjtën akuzë. Burime të policisë së Durrësit thanë se u ndaluan tre të miturit nga zona e plazhit. Ata janë A.Th., 15 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim, B.D, 15 vjeç dhe E.A, 14 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim. Arrestimi i tyre u bë, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë së Durrësit, në momentin që po tentonin të vidhnin me thyerje supermarket "Mari" në plazh, pronë e shtetasit M.Kasa. Ndërkaq, nga hetimet e para rezultoi dhe përfshirja në vjedhje e një tjetër personi. Juljan Musai, 25 vjeç nga plazhi, u shpall në kërkim, pasi rezulton të jetë autor i një vjedhjeje të kryer në një tjetër supermarket.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›