E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektorati i ndërtimit shemb 15 objekte pa leje

Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë së Shkodrës ka shkatërruar dje 35 ndërtime pa leje në rrugën "10 Korriku" të qytetit. Prishja e këtyre ndërtimeve është bërë për t‘i hapur rrugën një investimi të bashkisë, e cila në projektin e saj ka parashikuar që këto ndërtime pa leje të zëvendësohen me ndërtim rrugësh dhe lulishte. Aksioni i inspektoratit ndërtimor është mbështetur nga policia e rendit dhe policia bashkiake, me qëllim parandalimin e konflikteve me banorët. Kryesisht, objekt i prishjeve kanë qenë mure rrethuese, gardhe dhe kioska, të cilat ishin ndërtuar pa leje dhe pengonin ndërtimin e rrugës së re dhe të ambienteve të gjelbra. Me gjithë pakënaqësitë e krijuara te disa banorë, aksioni i ndërtimorëve nuk hasi në pengesa. Sipas drejtuesve të inspektoratit ndërtimor, së shpejti do të prishen edhe ndërtime të tjera përfshirë edhe banesa pa leje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›