Pranga hajdutit, vodhi çantën e një gruaje
29/05/2005 TIRANË- Hajduti i çantës së një zonje një vit më parë është vënë në pranga para dy ditësh. Nga njoftimi për shtyp i zëdhënëses së Policisë së Tiranës, mësohet se më datë 27.05.2005 nga punonjësit e Komisariatit nr.3 u kap shtetasi në kërkim Fatbardh Byberi, 16 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë. Byberi është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë me 1 vit heqje lirie për veprën penale të “vjedhjes së kryer në bashkëpunim”, pasi më datë 24.08.2004 në rrugën “4 Shkurti”, i kanë rrëmbyer çantën nga dora një shtetaseje, vepër penale e parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal.