Pranga katër adoleshentëve, ishin kthyer tmerr i bizneseve
Një operacion tjetër është
realizuar dje nga Policia e
Tiranës. Në pranga kanë
përfunduar katër adoleshentë, të
cilët dyshohen se kanë vjedhur të
paktën dhjetë biznese të ndryshme.
Burimet zyrtare nga Drejtoria
e Policisë së Tiranës bënë të
ditur se në kuadër të operacionit
të koduar "Sharra", seksioni
kundër vjedhjeve ndaj biznesit,
në bashkëpunim me Komisariatin
nr. 1 bënë ndalimin e katër të
rinjve. Në prangat e policisë përfunduan
Luçiano Xhelo, 17 vjeç,
lindur në Shkodër dhe banues në
rrugën "5 Maji", i dënuar më parë
për vjedhje, Elton Hoxha, 15 vjeç,
lindur dhe banues tek uzina
Gjeologjike, Klaus Sula, 19 vjeç,
lindur dhe banues në rrugën "Idriz
Dollaku", i dënuar më parë për
vjedhje dhe Krenar Çenga, 17
vjeç, lindur dhe banues në rrugën
"Ali Demi". Policia tha se veç këtyre
katër personave, në gjendje
të lirë do të ndiqet edhe Bledar
Hushi, 23 vjeç. Burimet zyrtare
shpjeguan se ndalimi i tyre u bë
pasi në bashkëpunim janë autorë
të dhjetë vjedhjeve të ndryshme
të biznesit. Vjedhja e parë e tyre
mendohet se ka qenë ajo e
dyqanit videotekë e Albert Dibrës,
në bulevardin "Bajram Curri".
Në nëntor të vitit të kaluar, ata
kanë vjedhur edhe farmacinë e
Besa Tërshanës, në rrugën "Qemal
Stafa". Më 5 dhjetor, dyshohet
se kanë vjedhur lokalin e
Xhemile Ndreut, që ndodhet në
Institutin Bujqësor. Më tej, vjedhjet
kanë ardhur në fillim të janarit,
ku më datë 3, adoleshentët kanë
vjedhur lokalin e Agim Kolecit,
ndërsa më datë 23 të po këtij
muaji kanë vjedhur dyqanin e
Qemal Çibës. Ata janë rikthyer
me një tjetër vjedhje më 26 janar
dhe më 31 janar. Por edhe në shkurt
kanë kryer tri vjedhje të tjera.
E fundit ka qenë ajo e para dy
ditëve, ku është vjedhur dyqani
ushqimor në pronësi të Qani
Koçit, ku janë marrë 40 mijë lekë.
Policia tha se në cilësinë e provës
materiale u sekuestruan 10
kasetofonë, dy amplifikatorë,
gjashtë bokse magnetofonash,
një motoçikletë dhe tre celularë.
realizuar dje nga Policia e
Tiranës. Në pranga kanë
përfunduar katër adoleshentë, të
cilët dyshohen se kanë vjedhur të
paktën dhjetë biznese të ndryshme.
Burimet zyrtare nga Drejtoria
e Policisë së Tiranës bënë të
ditur se në kuadër të operacionit
të koduar "Sharra", seksioni
kundër vjedhjeve ndaj biznesit,
në bashkëpunim me Komisariatin
nr. 1 bënë ndalimin e katër të
rinjve. Në prangat e policisë përfunduan
Luçiano Xhelo, 17 vjeç,
lindur në Shkodër dhe banues në
rrugën "5 Maji", i dënuar më parë
për vjedhje, Elton Hoxha, 15 vjeç,
lindur dhe banues tek uzina
Gjeologjike, Klaus Sula, 19 vjeç,
lindur dhe banues në rrugën "Idriz
Dollaku", i dënuar më parë për
vjedhje dhe Krenar Çenga, 17
vjeç, lindur dhe banues në rrugën
"Ali Demi". Policia tha se veç këtyre
katër personave, në gjendje
të lirë do të ndiqet edhe Bledar
Hushi, 23 vjeç. Burimet zyrtare
shpjeguan se ndalimi i tyre u bë
pasi në bashkëpunim janë autorë
të dhjetë vjedhjeve të ndryshme
të biznesit. Vjedhja e parë e tyre
mendohet se ka qenë ajo e
dyqanit videotekë e Albert Dibrës,
në bulevardin "Bajram Curri".
Në nëntor të vitit të kaluar, ata
kanë vjedhur edhe farmacinë e
Besa Tërshanës, në rrugën "Qemal
Stafa". Më 5 dhjetor, dyshohet
se kanë vjedhur lokalin e
Xhemile Ndreut, që ndodhet në
Institutin Bujqësor. Më tej, vjedhjet
kanë ardhur në fillim të janarit,
ku më datë 3, adoleshentët kanë
vjedhur lokalin e Agim Kolecit,
ndërsa më datë 23 të po këtij
muaji kanë vjedhur dyqanin e
Qemal Çibës. Ata janë rikthyer
me një tjetër vjedhje më 26 janar
dhe më 31 janar. Por edhe në shkurt
kanë kryer tri vjedhje të tjera.
E fundit ka qenë ajo e para dy
ditëve, ku është vjedhur dyqani
ushqimor në pronësi të Qani
Koçit, ku janë marrë 40 mijë lekë.
Policia tha se në cilësinë e provës
materiale u sekuestruan 10
kasetofonë, dy amplifikatorë,
gjashtë bokse magnetofonash,
një motoçikletë dhe tre celularë.