Vlera që duhen njohur… e përcjellë
Për vite e vite me radhë, të premteve
në mëngjes, doktor Hamdiu, pasi
vendoste çantën e madhe në hekurin
e biçikletës, nisej nga shtëpia e tij në
rrugën "Siri Kodra", afër stacionit të trenit
dhe drejtohej për në Radio Tirana. Ishte
distancë goxha e madhe për t‘u përshkuar,
kështu që gjatë rrugës, ai merrte dhjetëra
përshëndetje nga njohjet e shumta
që kishte. Por, në dhjetëvjeçarët e fundit,
ai "braktisi" mjetin që i shërbeu, ecte
dalëngadalë me çantën e madhe në dorë
dhe në kokë mbante kapelen republike.
Nëse do ta pyeste dikush për lodhjen,
kishte një të mirë që nuk ankohej kurrë,
veçse shqetësohej qoftë edhe për pak
minuta vonesë në orarin e regjistrimit të
emisionit në studiot e radios, sepse në atë
kohë disa emisione përgatiteshin një
ditë përpara. Dhe kështu, ai vazhdonte
të punonte plot pasion dhe përkushtim,
një jetë që çdokush do ta kishte zili.
12 shkurt, 1939
Që atëherë kanë kaluar plot shtatëdhjetë
vjet. Kjo datë shënon lindjen,
shënon krijimin e emisionit të parë shëndetësor
në Radio Tiranën e atëhershme
dhe sipas kujtimeve të vetë doktorit,
emocionet e asaj dite ishin shumë të forta,
gëzim i jashtëzakonshëm, sepse po
bënte realitet një nga ëndrrat e tij…
Ende fëmijë, në moshën 13-vjeçare,
familja e dërgoi në Grac të Austrisë, për
të vazhduar shkollën e mesme, të cilën e
përfundoi shkëlqyeshëm. Më tej i vazhdoi
studimet në universitet, në Fakultetin
e Mjekësisë në Vjenë, që ishte një nga
më të njohurit e kohës.
Në vitin 1933 kthehet në Shqipëri,
punon si mjek pediatër, duke qenë një
nga të parët që kreu punë kërkimore shkencore
në fushën e shëndetit të fëmijës.
Me punimin e tij: "Rakiti në rrethin
e Tiranës", është i pari që ka bërë një
trajtim shkencor për këtë problem,
përveç artikujve të ndryshëm në shtyp
e radiotelevizion, duke u bërë me të
vërtetë një pionier i pediatrisë shqiptare.
Në vitin 1936, dr. Hamdi
Sulçebe, i cili zotëronte mbi 6 gjuhë të
huaja: anglisht, gjermanisht, frëngjisht,
spanjisht, italisht, rusisht, arabisht etj.,
përzgjidhet nga fondacioni "Rockefeller"
për specializim pasuniversitar
në Universitetin e Harvardit, ku qëndroi
deri në vitin 1938. Në përfundim të specializimit
ai kishte të drejtë ta ushtronte
profesionin edhe në SHBA, por zgjodhi
më mirë atdheun e tij të varfër, duke e
filluar punën më me zell, më me shumë
pasion, për t‘i shërbyer popullit të vet.
Dhe dijet që mori, njohuritë e fituara,
doktor Hamdiu i vuri më së miri në jetë
jo vetëm si mjek në detyrën e ngarkuar,
por edhe në emisionin që e krijoi vetë në
Radio Tirana, dikur në godinën e vjetër
në Rrugën e Kavajës dhe më vonë aty ku
është edhe sot.
Ishte fat dhe privilegj për mua si
gazetare që, përveç emisioneve që kisha
në ngarkim, të bashkëpunoja edhe me
këtë personalitet të shkencës, doktor
Hamdi Sulçebeun, sidomos 20 vitet e
fundit, sepse përpara me të kishin punuar
kolegë të tjerë. Kjo tek unë ka lënë
mbresa të thella, pasi atë e karakterizonte
disiplina e rreptë, pasioni dhe dashuria
për profesionin, korrektesa, serioziteti
me të cilin përgatitej, duke e azhurnuar
çdo bisedë me të renë me literaturë
bashkëkohore. Dhe, mbi të gjitha, dashuria
për të vegjlit. Ai fliste me një gjuhë të
thjeshtë, të kuptueshme, shqipëronte
çdo fjalë apo terminologji mjekësore. Ishte
pasioni i tij i veçantë të kultivonte gjuhën
e pastër shqipe. Nëpërmjet emisioneve
të Radios, ka luajtur një rol të rëndësishëm
në përhapjen e terminologjisë
mjekësore shqipe. Ai kishte aftësi të shkëlqyera
njerëzore komunikimi, bisedonte
me këdo që e ndalonte, fliste, jepte
këshilla për ato që e pyesnin, bënte humor,
ndalonte edhe me punëtoret e
pastrimit, kur vinte në Radio. Veçanërisht
korrekt ishte me letrat e dëgjuesve,
për ato pyetje që nuk përbënin interes
të përgjithshëm, ai u përgjigjej me shkrimin
e vet….
Kështu, gjatë më shumë se gjysmë
shekulli, mijëra e mijëra familje shqiptare,
brenda dhe jashtë kufijve, i janë
mirënjohës doktor Hamdi Sulçebeut se
u ka kthyer në jetë të vegjlit e tyre, duke
u kujdesur për ta me shumë dashuri. Dhe
jo vetëm kaq, por ai ka dhënë kontributin
e tij origjinal, në edukimin shëndetësor
të nënave të reja për mirërritjen e fëmijëve,
tema të tjera për higjienën,
profilaksinë, sidomos në vitet e para pas
çlirimit, në vitet e pushtetit popullor. Krahas
tij, qindra e qindra mjekë të tjerë, të
specialiteteve të ndryshme, me tituj e grada
shkencore, kanë folur në mikrofonin e
Radios, në emisionin "Si të kujdesemi për
shëndetin", që transmetohej çdo të martë,
duke përhapur kështu njohuri për kulturën
shëndetësore tek i gjithë populli.
Në përfundim të këtyre shënimeve,
mund të them se, vetëm synime e pasione
të mëdha, vetëm bindje të thella e
të shëndosha mund të të bëjnë që të jesh
bashkëpunëtor në një institucion kaq të
rëndësishëm, për më shumë se gjysmë
shekulli. Kjo është vlerë kombëtare që
duhet ruajtur dhe njohur nga kushdo.
Dhe e them me bindje, se ky është një
rast unik për vendin tonë, ndoshta i rrallë
edhe për shumë vende të tjera në botë.