Pranga katër trafikantëve, u kapën me 42 kg kanabis
Një tjetër grup trafikantësh i lëndëve narkotike bie pre e policisë së Gjirokastrës. Bilanci flet për katër të arrestuar dhe 42 kg marijuanë, që po tentohej të kalohej drejt Greqisë. Nga ana tjetër, policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga edhe një person, që kërkohej prej katër vitesh për trafikimin e një ton kanabis.
Ka qenë një operacion i befasishëm i pagëzuar me emrin "SKAI" që u ndërmor nga specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Gjirokastrës, pikërisht për të goditur individët dhe grupet e veçanta që ushtrojnë aktivitet kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike në rajonin jugor. Burimet zyrtare kanë konfirmuar për gazetën, se gjatë orëve të vona të së premtes, është finalizuar operacioni me kapjen e autorëve të trafikimit të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Leonard Luzi, 26 vjeç, Oljon Muçollari 37 vjeç, Hysen Madani, 25 vjeç dhe Shkëlzen Madani, 20 vjeç, të katërt nga Tirana, janë kapur duke udhëtuar me dy automjete. Një nga makinat e bllokuara është me targa të huaja BS 055 JE dhe drejtohej nga Jetmir Madani, ndërkohë që automjeti tjetër tip "Mercedes Benz" me targa TR 6928 J drejtohej nga Olijon Muçollari. Policia, me t‘u ndeshur me dy automjetet, u ka bërë shenjë të qëndronin, çka u pranua nga udhëtuesit. Në kontrollin e ushtruar në automjetin me targa të huaja, u gjetën tri çanta shpine të mbushura me pako në formë cilindrike të mbështjella me letër ngjitëse ngjyrë kafe, brenda të cilave kishte marijuanë. Pas peshës totale të të gjithë lëndës, rezultoi se ajo nuk i kalonte 42 kg. Sipas policisë, lëndën narkotike do ta përcillnin drejt Greqisë përmes një brezi të fshehtë kufitar në zonën e Leskovikut////////////////// në veri të rrethit të Përmetit. Policia ka bërë sekuestron e lëndës narkotike dhe të dy automjeteve në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet për këtë rast, i janë përcjellë organit të akuzës së Gjirokastrës. Mbi të katër të arrestuarit rëndon vepra penale e trafikimit të drogës.
Një tjetër operacion ka vënë në pranga një tjetër person katër vjet pasi tentoi të kalonte drejt Greqisë mbi një ton e gjysmë marijuanë. Florijan Shtalbi, 37 vjeç nga Tirana, është prangosur në orët e vona të së premtes nga ana e sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Gjirokastrës në bashkëpunim me Policinë e Tiranës në banesën e tij në kryeqytet. Mbi 37-vjeçarin kryeqytetas rëndon vepra penale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, vepër kjo e vërtetuar dhe e proceduar ligjërisht nga të dy shkallët e gjyqësorit të Gjirokastrës në vitet 2004 dhe 2005. Sipas të dhënave zyrtare të emetuara nga zëdhënësi i Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai, ndalimi i Shtalbit është kryer pasi rezultonte si person i shpallur në kërkim nga organi i akuzës qysh më 24 tetor të vitit 2005 në bazë të vendimit të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër e mbështetur edhe më pas nga Apeli ku e kishte dënuar atë me 15 vjet burg për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Shtalbi është identifikuar si autori kryesor i transportit të maunes me 1720 kg marijuanë në drejtim të Greqisë mëngjesin e 4 korrikut të 2004 në pikën kufitare të Kakavijës. Shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës, atë mëngjes, gjatë një kontrolli rutinë të kryer në maunen tip "MAN" me targa TR 2871 E dhe trajleri me targa TR 13 74 G, drejtuar nga shtetasi D.M., patën gjetur sasinë narkotike. Kjo e fundit u gjet e fshehur në një ndarje të trajlerit frigoriferik të automjetit. Nga hetimet e asaj periudhe, rezultoi se Shtalbi ishte njëri prej poseduesve të kësaj sasie narkotike dhe është gjykuar nga organet e drejtësisë në mungesë, ndërkohë që personat e tjerë të dyshuar në këtë ngjarje ende nuk janë prangosur nga uniformat blu. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës.