E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri raste konkrete të përfitimit të pensioneve

Të gjithë ata të cilët duan të dalin në pension, ndodhen në prag të marrjes së përftimit, apo përkohësisht janë të papunë duhet të jenë të vëmendshëm. Për të marrë një pension shtetëror pa humbur vjetërsinë në punë dhe në të njëjtën kohë pa çuar dëm kontributet e derdhura në vite kanë zgjidhje alternative për të marrë përfitimet që i takojnë. Të vetëpunësuarit në bujqësi, të papunët, apo të gjithë ata të cilët nuk duan të humbasin vjetërsinë dhe në të njëjtën kohë të krijojnë terrenin e përshtatshëm për të përfituar pension sipas rregullave dhe në kohë, nuk u duhet asgjë tjetër veç se të informohen mbi mundësitë që u ofrohen, kjo në bazë të ligjit. Tri raste konkrete, nga sigurimi vullnetar, vetëpunësimi, si dhe plotësimi i viteve të punës u vjen në ndihmë të gjithë të interesuarve. Përgjigjet vijnë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Të gjitha sqarimet e specialistëve të ISSH-së mund të përdoren për personat që kanë interesa të njëjtë apo për ato raste që ngjasojnë me objektet e marra në studim. "Blerja" e vjetërisë në punë dhe vetësigurimi nuk vlejnë vetëm për të përfituar një pension, por edhe për të shtuar përfitimin në para në kohën e daljes në pension. Në rastin e emigrantëve, fermerëve, kur gjendemi të papunë, apo kur jemi në prag të pensionit, na ndihmon vetësigurimi apo pagesat e prapambetura të sigurimeve shoqërore. Për t‘u ardhur në ndihmë emigrantëve, fermerëve, si dhe qytetarëve që janë më afër moshës së pensionit, kemi marrë në shqyrtim raste konkrete të problematikave të përmbushjes së moshës së pensionit, duke e shoqëruar me shpjegimin e drejtorit të kontributeve pranë ISSH-së. Nëse një person del në pension pleqërie fshati më 20/03/09 dhe ka paguar kontributet si i vetëpunësuar në bujqësi nga viti 1994 deri në 2008, pra 15 vjet: ai merr një shtesë mbi pensionin bazë prej 1867 lekë. Pra 5200 lekë + 1867 = 7067 lekë

Nëse del në pension në gusht të vitit 2008 dhe ka paguar 14 vjet kontribute, pra nga viti 1994 deri në 2007 ai merr një shtesë prej 1720 lekësh. Pra 5200 + 1720 = 6920 lekë.

Në kushtet e faljes së kamatëvonesave, në mbështetje të ligjit nr.9986 datë 11.09.2008, i keni të gjitha mundësitë për të siguruar periudha të kaluara, me ato nivele minimale kontributesh që kanë qenë në vitet respektive. Në rast se keni pasur tokë dhe aktivitet bujqësor ose blegtoral, në Komunën Maqellarë nga viti 1997 e deri në datën e shpërnguljes në vitin 2001, ju mund t‘i paguani përsëri në atë komunë

Sakaq, kontributet vullnetare paguhen për sigurimin vullnetar që është pjesë përbërëse e skemës së Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri. Ky sigurim zbatohet bazuar në rregulloren nr.35, datë 19.06.2002 "Për sigurimin vullnetar në ISSH", miratuar nga Këshilli Administrativ i ISSH. Sigurimi vullnetar realizohet mbi bazën e një aktmarrëveshjeje që realizohet midis personit të interesuar dhe agjencive rajonale të Sigurimeve Shoqërore.

Rastet

1.

Pyetje

Pensioni në bazë vjetërsie

Jam F. Mexhiti banor i Komunës Novoselë të rrethit Vlorë. Kam paguar rregullisht kontributet e sigurimeve shoqërore mbasi jam me aktivitet bujqësor. Gjithsej më bëhen vite kooperative 22 dhe si bujk privat 13 vjet. Pra unë i mbush 35 vjet punë. Me moshën që kam dal në pension në muajin dhjetor të këtij viti. Sa do më takojë pensioni me këtë vjetërsi?

Përgjigje

Nëse një person del në pension pleqërie fshati më 20/03/09 dhe ka paguar kontributet si i vetëpunësuar në bujqësi nga viti 1994 deri në 2008, pra 15 vjet: ai merr një shtesë mbi pensionin bazë prej 1867 lekë.

Pra 5200 lekë + 1867 = 7067 lekë

Nëse del në pension në gusht të vitit 2008 dhe ka paguar 14 vjet kontribute, pra nga viti 1994 deri në 2007 ai merr një shtesë prej 1720 lekësh.

Pra 5200 + 1720 = 6920 lekë.

2.

Pagesa e kontributeve

Pyetje

Quhem F. Lami. Kam një vjetërsi në punë në Ndërmarrjen Pyjore prej 5 vitesh. Kam ardhur në vitin 2001 nga Komuna Maqellarë e rrethit Dibër dhe kam marrë tokë me qira në Komunën Xhafzotaj të rrethit Durrës. Në Komunën Maqellarë kam paguar për sigurimet shoqërore nga viti 1993 e deri në vitin 1997. Pyetja që ju drejtoj është: Si mund të paguaj kontributet për sigurimet shoqërore, ku mund të paguaj dhe sa duhet të paguaj? Çfarë përfitoj nga pagesa e kontributeve?

Përgjigje

Në kushtet e faljes së kamatëvonesave, në mbështetje të ligjit nr.9986 datë 11.09.2008, i keni të gjitha mundësitë për të siguruar periudha të kaluara, me ato nivele minimale kontributesh që kanë qenë në vitet respektive. Në rast se keni pasur tokë dhe aktivitet bujqësor ose blegtoral, në Komunën Maqellarë nga viti 1997 e deri në datën e shpërnguljes në vitin 2001, ju mund t‘i paguani përsëri në atë komunë me këto masa kontributesh:

1.1.1998 deri 31.12.1998 , shuma 972 lekë

1.1.1999 deri 31.12.1999 shuma 972 lekë

1.1.2000 deri 31.12.2000, shuma 972 lekë

1.1.2001 deri 31.12. 2001, shuma 972 lekë

Pra për këto katër vite ju do të paguani vetëm 3 888 lekë, mbasi duke u konsideruar si vend malor rrethi i Dibrës, ka kuota shumë të ulëta. Për sa i përket tokës që keni marrë me qira në Komunën Xhafzotaj, duhet pa tjetër të keni aktin noterial për qiramarrje dhe të ushtroni aktivitet bujqësor. Në rast se plotësoni kushtet për vitet nga 2002 e deri në 2008, do të paguani masa kontributesh si më poshtë:

1.1.2002 deri 31.12.2002 shuma 3 890 lekë

1.1.2003 deri 31.12.2003 shuma 5 215 lekë

1.1.2004 deri 31.12.2004 shuma 6 952 lekë

1.1.2005 deri 31.12.2005 shuma 7 820 lekë

1.1.2006 deri 31.12.2006 shuma 9 455 lekë

1.1.2007 deri 31.12.2007 shuma 10 000 lekë

1.1.2008 deri 31.12.2008 shuma 12 000 lekë

Pra për këto 7 vitet e fundit ju do të paguani gjithsej 55 332 lekë, ose për të gjithë periudhën që keni pa siguruar do të paguani 59 220 lekë, ndërsa për sigurimin shëndetësor do të paguani 3 360 lekë.

3.

Kontributet vullnetare

Kontributet vullnetare paguhen për sigurimin vullnetar që është pjesë përbërëse e skemës së Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri. Ky sigurim zbatohet bazuar në Rregulloren Nr.35, datë 19.06.2002 "Për sigurimin vullnetar në ISSH", miratuar nga Këshilli Administrativ i ISSH. Sigurimi vullnetar realizohet mbi bazën e një aktmarrëveshjeje që realizohet midis personit të interesuar dhe agjencive rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Sigurimi vullnetar aplikohet për shtetasit shqiptarë që punojnë jashtë shtetit, për të papunët në vend mbi moshën 18 vjeç, por jo për të papunët në zonat rurale që kanë tokë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›