E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga maniakut, la gruan e fëmijët, shkonte me kushërirën

 

TIRANE - Policia ndaloi dje një 41-vjeçar nga Kavaja me akuzën e marrëdhënieve seksuale në gjini me të rritur, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e xhaxhait të tij. Xhemal L., 41 vjeç, i martuar me tre fëmijë, prej tri vitesh kishte marrëdhënie jashtë martesore me kushërirën e tij 21-vjeçare. Xhemal L. është arrestuar nga policia e komisariatit nr.6 dhe seksioni i krimeve seksuale pas kallëzimit të bërë nga të afërmit e tij dhe të vajzës. Çifti anormal mësohet se kishte marrë një banesë me qira në fshatin Pezë Helmës. Denoncimi ka mbërritur në polici mesditën e djeshme nga prindërit e vajzës, të cilët kanë dhënë edhe sqarimet përkatëse në policinë e kryeqytetit. Pas kallëzimit, policia ka nisur veprimet e saj dhe ka gjetur çiftin e kushërinjve në banesën e tyre të marrë me qira në Pezë Helmës. Kjo adresë është dhënë nga prindërit e vajzës, të cilët kanë pohuar se në këtë drejtim kushërinjtë ishin larguar tri javë më parë kur edhe ishin zbuluar nga babai i vajzës. Në këtë kohë, ai i kishte kërkuar në mënyrë të prerë nipit të tij dhe vajzës të ndaheshin në mënyrë urgjente, pasi kjo lidhje nuk mund të funksiononte pasi ata kishin lidhje gjaku. Por kërkesa e prindërve, nuk ka bërë punë dhe protagonistët e historisë së turpshme kanë braktisur shtëpinë dhe familjet e tyre. Xhemal L., ka braktisur edhe bashkëshorten me tre fëmijët e tij dhe të dy së bashku janë vendosur në një banesë në Pezë Helmës. Dje policia pas ndalimit të 41-vjeçarit, ka marrë deklarime prej tyre, të cilët kanë pohuar se çdo gjë e kishin bërë me ndërgjegje dhe se e donin njëri-tjetrin.           d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›