Trafikanti i femrave të provojë pastërtinë e pasurisë

26/02/2005 Prokuroria rikthen barrën e provës në Gjykatën e Krimeve të Rënda
TIRANË – Sekuestrimi i pronave të të pandehurve që dyshohen se vihen me para të pista, nga ana e Prokurorisë, detyron mbrojtjen të vërtetojë të kundërtën. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka filluar një praktikë e re. Të gjithë të pandehurit që arrestohen me akuza të ndryshme dhe më pas u sekuestrohen pronat, që dyshohen se janë vënë me paratë e trafikut të armëve, drogës e femrave, u duhet të vërtetojnë të kundërtën. Dje, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka qenë seanca e parë gjyqësore e këtij lloji. Avokatët dhe i pandehuri Albeti Veshi duhej të vërtetonin para gjykatës se pronat e blera në Sarandë, rridhnin nga para të pastra dhe nuk kishin lidhje me trafikun e femrave për prostitucion. Albeti Veshi u akuzua nga bashkëshortja e tij se e shfrytëzoi për disa kohë në Belgjikë si prostitutë dhe me paratë e fituara prej saj, ai arriti të blejë disa prona në Sarandë, madje, të qarkullonte me makina luksoze. I pandehuri dje para gjykatës është shprehur se pronat në Sarandë i ka blerë me paratë e fituara nga puna gjatë qëndrimit në Belgjikë. Ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me provat në dosje. Në Belgjikë, i pandehuri figuron të ketë qenë i martuar me vajzën që e denoncoi. Ndërsa më pas ai arriti ta eliminonte atë nga të gjitha paratë e familjes, duke e dërguar përsëri në vendin ku kishte punuar si prostitutë. Kështu, me vendimin e saj, gjykata vendosi të sekuestrojë provizorisht, (deri në përfundim të hetimit gjyqësor) të gjitha pronat që ndodhen të regjistruara në emër të nënës së të pandehurit Albeti Veshi, nga Berati. Sekuestro u vendos mbi një apartament që ka kushtuar 36 milionë lekë, një lokal 55 milionë lekë dhe dy makinave luksoze tip "Benz", një "eleganc" dhe një tjetër "sloun". Adresat e pronave u dhanë nga vajza e trafikuar në Belgjikë, gjatë seancës së sigurimit të provës. E dëmtuara ishte betuar se do të fuste në burg tutorin e saj, pasi e keqtrajtoi dhe në fund vendosi ta largonte nga gjithçka. Prokurori i çështjes, tha se i pandehuri, nëpërmjet familjes së tij, menjëherë pas deklaratave të vajzës në seancë gjyqësore për vendndodhjen e pronave, filluan të bënin shitjen, duke fshehur kështu edhe faturat e parave. Ata ishin të fejuar dhe me gënjeshtra e premtime, arritën të shkonin deri në Belgjikë.