E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga mjekëve, korrupsion me dëshmitë e aftësive në punë



FIER - Dy mjekë janë vënë në pranga pasditen e djeshme në Fier pasi akuzohet për korrupsion pasiv. Policia bëri të ditur se falë operacionit të koduar “Shkodrani” u arrestua mjeku Tushe Qallia, njëkohësisht anëtar i Komitetit të Aftësive për Punë dhe kolegu i tij, Leon Shpataraku. Burimet e mësipërme bënë të ditur se mjeket akuzohen për korrupsion pasiv. Dyshohet se mjekë të tjerë janë përfshirë në veprën penale të dhënies padrejtësisht së KEMP-eve për personat me aftësi të kufizuara për punë kundrejt shumave të parave. Një prej tyre, Stavri Furxhi, policia e ka shpallur në kërkim. Furxhi aktualisht ndodhet në Greqi. Policia ka dërguar një urdhër arresti për të në autoritetet policore greke.

30 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›