“Shëndetësia, një nga dështimet e mëdha të Qeverisë”
Autori i Lajmit: red.
Socialistët akuzojnë Qeverinë se ka dështuar në reformat e sistemit shëndetësor. Nënkryetari për programin në PS, Ilir Beqja, tha se me ardhjen në pushtet, Kryeministri i vendit, mjek në profesion, u premtoi shqiptarëve shërbim shëndetësor të garantuar, cilësor dhe të ndershëm. “Sot, pas 40 muajsh qeverisje, Qeveria dështoi, pasi nuk është e aftë të përcaktojë protokollet standarde të mjekimit në Republikën e Shqipërisë, pasi nuk është e aftë të kostojë shërbimet që ofrohen nga qendrat shëndetësore, ambulatore apo spitalore, pasi nuk është e aftë përcaktojë një status të ri ekonomik për spitalet e vendit.
Sot, pas 40 muajsh qeverisje, të gjithë shohin, nën dritën e diellit, se në spitalet tona mungon çdo lloj mjeti i domosdoshëm për të realizuar operacionet më të thjeshta”, - tha ai. Sipas Beqjes, nuk mund të ndodhë ndryshe, kur qeverisemi nga qeveria më e paaftë në 17 vitet e fundit. Ai theksoi se shqiptarët, sot, e kanë të qartë se ka vetëm një përgjegjës për këtë situatë, ai është Kryeministri i vendit, mjek në profesion.
Ky lajm është publikuar: 01/11/2008