“Bëhuni pjesë e vendimmarrjes politike”
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vijuar dje turin e saj “Gratë për gratë” në qytetin e Gjirokastrës. Takimi në Odeonin e Qendrës Historike të qytetit, me prezencën e grave të profesioneve të ndryshme edhe të përfaqësuesve nga komunitete minoritare që jetojnë në këtë zonë, u fokusua në shkëmbimin e mesazheve për promovim të gruas në vendimmarrje, për kujdes shëndetësor të nënës dhe fëmijës si edhe luftën kundër dhunës në familje. “ Jam shumë e lumtur që jam sot në Gjirokastër, në qytetin e jashtëzakonshëm me traditë kulturore e unike në të gjithë vendin, në qytetin e gjuhëtarit, Eqerem Çabej, shkrimtarit të madh Ismail Kadare e intelektuales Musine Kokolari, në qytetin e një plejade të shquar intelektuale dhe që gjej një prani kaq të madhe e të mrekullueshme zonjash fisnike, që i janë përgjigjur ftesës për t u bashkuar në fushatën tonë promovuese të vlerave e kujdesit ndaj gruas”, - u shpreh zonja Jozefina Topalli, në fillim të fjalës së saj. Duke i uruar mirëseardhjen, përfaqësuesja e komunitetit minoritar grek në Gjirokastër, Mariana Koxhioni, tha se Gjirokastra është një komunitet që jeton në miqësi të plotë, në dashuri e mirëkuptim. “Unë jam optimiste kur shkoj qytet më qytet dhe shikoj prani të madhe të zonjave dhe vajzave, lidere dhe të suksesshme në profesionet e tyre, në jetë dhe në familje. Dhe si politikane kam detyrë për t ju bërë ftesë juve, dhe të gjitha grave kudo që janë, të bëheni pjesë e vendimmarrjes së madhe”, - theksoi në takimin me gratë gjirokastrite, kryeparlamentarja. Ajo kujtoi më tej se muaji tetor është shpallur si muaji ndërkombëtar i fushatës kundër tumorit, ndërkohë që sensibilizimi i grave është dhe për luftën kundër dhunës në familje. “Dhuna familjare nuk ndodh vetëm në qytetet tona, por ndodh në Paris, Nju-Jork, Berlin dhe një ndër shkaqet, me të cilat fillon, është pabarazia gjinore. Kjo është e padrejtë, është antidemokratike e papranueshme. Ndaj edhe unë shfrytëzoj këtë rast t ju bëj thirrje: Përpiquni të sensibilizoni me zërin tuaj, të ushtroni ndikimin tuaj, te të gjitha zonjat, të njohurat, fëmijët dhe nxënësit, që dhuna në familje nuk mund të ndalohet me heshtje, nuk mund të mbyllet brenda mureve të shtëpisë. Për këtë duhet folur, duhet reaguar, duhet luftuar”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 01/11/2008