Universiteti “Aleksandër Xhuvani” edhe 440 vende bosh
Autori i Lajmit: red.
Të paktën 130 kandidatë për studentë, të cilët nuk kanë rezultuar fitues në dy fazat e para, por edhe studentë që aktualisht janë të pakënaqur me degën ku janë klasifikuar, kanë plotësuar formularin A3 në Drejtorinë Rajonale të Arsimit. "Numri i kandidatëve do të vijë duke u rritur deri në datën 6 nëntor, që është edhe afati i fundit i plotësimit të këtij formulari", - tha specialisti i informacionit dhe statistikës në Drejtorinë Rajonale të Arsimit, Roland Baxhaku. Ai theksoi se plotësimi i formularit A 3 është ndarë në dy kategori, në kategorinë e studentëve që nuk kanë fituar në asnjë degë, si dhe në kategorinë e studentëve që janë shpallur fitues në një degë, por që mund të përmirësojnë preferencën e tyre, duke aplikuar sërish sipas sistemit meritë-preferencë. Sipas Baxhakut, janë rreth 150 maturantë që kanë kërkuar të aplikojnë sërish me qëllim që të ndërrojnë degën ku kanë fituar. Numri i kuotave të studentëve për të ndjekur vitin akademik 2008-2009 në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" ishte 2050, ku nga këto 1613 kanë nisur studimet në universitet, ndërsa kanë mbetur vakante 437 vende. Një pjesë e kandidatëve për studentë janë regjistruar në universitete private brenda dhe jashtë vendit. Universiteti "Aleksandër Xhuvani" është në pritje të përfundimit të këtij procesi me qëllim që të përmbushë plotësimin e kuotave vakante në degë të ndryshme, ndërkohë që mbeten të hapura degët Matematikë dhe Fizikë. Në prefekturën e qarkut të Elbasanit përfunduan këtë vit ciklin parauniversitar 2000 maturantë.
Ky lajm është publikuar: 01/11/2008