Balla: S’ka zgjedhje sipas standardeve pa karta identiteti
28/03/2009 PS për raportin britanik
Partia Socialiste reagoi dje lidhur me raportin vjetor të Ministrisë së Jashtme britanike mbi të drejtat e njeriut në botë. Deputeti PS-së Tauland Balla, duke folur në emër të grupit parlamentar socialist, vuri në dukje faktin se dhe partia që ai i përket vëren dhe ndan të njëjtat shqetësime me konstatimet e bëra në disa sektorë shumë të rëndësishëm. “Raporti i Ministrisë së Jashtme britanike vlerëson miratimin konsensual të Kodit Elektoral, por thekson nevojën e hapave të mëtejshëm që do të garantonin lirinë dhe barazinë në zgjedhje”, - u shpreh Balla. Por sipas tij kuptohet qartë se të flasësh për barazi në zgjedhje do të thotë garantim të së drejtës së votës për çdo qytetar, qoftë ky i papunë, invalid, student apo pensionist. “Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa karta identiteti për çdo qytetar shqiptar pa pasaportë”, - theksoi deputeti socialist. Njëkohësisht sipas këtij raporti, “korrupsioni mbetet një çështje serioze në Shqipëri dhe përfaqëson një nga pengesat më serioze për të drejtat e njeriut”. Ndalur në këtë çështje, Balla nënvizoi se “ky konstatim tregon qartë dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballjen me korrupsionin, ndërsa ky fenomen i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare e ka shndërruar qeverinë në një instrument pasurimi për Berishën dhe oborrtarët e tij”.