E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga pas 7 vitesh vrasësit të dyfishtë

 

BURREL - Policia në bashkëpunim me prokurorinë e Matit dokumentuan një vrasje të ndodhur 7 vite më parë e më pas arrestuan autorin e këtij krimi. Sipas policisë, është prangosur 40-vjeçari Vladimir Daçi, për vrasje me dashje. Ngjarja ndodhi në gusht 2001 kur u ekzekutuan kushërinjtë Vladimir e Nikolin Haxhia. Prokuroria nuk mundi të faktojë autorësinë e Daçit, derisa ai u vu në përgjim. "Kemi përdorur të gjitha mjetet ligjore për të zbuluar këtë vrasje të dyfishtë", bëri të ditur prokuroria. Ngjarja ndodhi pasi viktimat në një proces gjyqësor, përmendën emrin e Daçit për grabitjet e bëra në tre vite në rrugën Milot- Burrel. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti armën, e cila pas ekspertizës rezultoi të ishte e njëjta me të cilën ishin vrarë dy të rinjtë 7 vite më parë. e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›