E Hënë, 2 Nëntor 2026

Veliaj: Gërdeci, qeveria vrasëse e dyfishtë!

 

Në 7-mujorin e tragjedisë së Gërdecit përfaqësues të G99 vizituan dje familjen e Feruz dhe Zamira Durdaj, dy prindër që nga kjo tragjedi kanë humbur djalin e tyre Erisonin, 7 vjeç. Zamira ka humbur dhe babanë që punonte në fabrikën e demontimit të municioneve, si dhe kunatën e saj, që ka lënë mbrapa 3 fëmijë të vegjël. Shtëpia e familjes është rikonstruktuar si godinë me ndihmën e disa bizneseve të komunitetit, ndërkohë që dëmshpërblimi për orenditë e shkatërruara ende mungon. Drejtuesi i G99, Erion Veliaj kritikoi ashpër deputetin e zonës, Astrit Patozin për indiferencë ndaj halleve të këtij komuniteti. "Dëgjojmë çdo ditë deputetin dhe kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke akuzuar shqiptarët për një arsye apo një tjetër, por asnjëherë nuk e shohim të vizitojë një familje në Gërdec, që ka nevojë për ndihmë", tha Veliaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›