E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, heqin mësuesin, nxënësit protestë

 

FIER - Nxënësit e tre klasave të 8-ta në shkollën "Mark Dashi" në Fier bojkotuan dje mësimin në shenjë proteste për largimin e mësueses së tyre të matematikës. Ata kanë akuzuar direkt nëndrejtoreshën Diana Koçiaj për heqje të padrejtë të mësueses Shpëtime Cakrani. Një peticion i kanë dorëzuar ata drejtorisë së shkollës dhe asaj Arsimore, duke kërkuar rikthimin e Cakranit. Ndërsa nxënësit e quajnë të padrejtë, nëndrejtoresha ka deklaruar se mësuesja është hequr për shkak se organizonte kurse private në lëndën e saj. Por, për nxënësit e 9-vjeçares, mësuesja e larguar nga nuk është e vetmja që merret me kurse private, duke e cilësuar si veprim për interesa personale, pasi dhe nëndrejtoresha jep të njëjtën lëndë.  m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›