E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Basha takon ministrin gjerman

 

Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, priti dje Jörg Schönbohm, Ministër i Brendshëm i landit të Brandenburgut dhe kryetar i Konferencës së ministrave të Brendshëm të RFGJ-së. Ministri Basha, nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, gjë që doli në pah edhe gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Berisha në Berlin. Një vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua procesit të liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të njerëzve. Ministri Basha e njohu z. Schönbohm me hapat që janë ndërmarrë për arritjen e standardeve evropiane si krijimi i regjistrit të përgjithshëm të popullsisë, pasaportat biometrike, forcimi i kontrollit të kufijve dhe një bashkëpunim më i ngushtë me partnerët evropianë. Z.Schönbohm vlerësoi përparimet që janë arritur në Shqipëri dhe rikonfirmoi mbështetjen e palës gjermane për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›