E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga për trafik droge punonjësit të policisë

Gjirokastër – Është prangosur për trafikim të lëndëve narkotike shtetasi Loni Dragoti, me detyrë punonjës policie në komisariatin 6 të Tiranës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, për 37-vjeçarin Dragoti është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Arrestimi i policit mësohet të jetë bërë në kuadër të hetimeve për ngjarjet e vjetra të trafikut.

Zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës u shpreh se prangosja e Dragotit u bë në lidhje me një operacion të kryer dy vjet më parë, ku u arrestua një tjetër punonjës i uniformave blu dhe ku u sekuestruan 75 kg lëndë narkotike “kanabis sativa”.

Pas hetimeve të kryera, rezultoi se Dragoti ishte bashkëpunëtor në trafikimin e lëndës narkotike të sekuestruar në 22 shtator të vitit 2006, në kuadër të operacionit “Ballkan Antitrafik”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›